LAJMI I FUNDIT:

FFK-ja ka tri arsye pse pret raport pozitiv nga UEFA e FIFA

FFK-ja ka tri arsye pse pret raport pozitiv nga UEFA e FIFA

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) numëron tri arsye të forta për të pritur raport pozitiv nga delegacioni i përbashkët i FIFA-s dhe UEFA-s, që gjatë ditës së mërkurë pati shumë takime, vizitoi disa objekte sportive dhe pa nga afër punën e Federatës.

Aplikimi me kohë dhe i arsyeshëm, struktura organizative e FFK-së dhe premtimi i institucioneve të vendit se do t’i dalin krah futbollit, kanë lënë përshtypje të mirë te zyrtarët e huaj.


Senesh Erzik, kryetar i Komitetit të Asociacioneve të FIFA-s, Peter Gillieron, nënkryetar i këtij komiteti dhe Thierry Favre e Nicolas Luca, zyrtarë të lartë të UEFA-s pritet të bëjnë një raport gjithëpërfshirës për vizitën në Kosovë dhe atë do t’ia paraqesin Kongresit të UEFA-s, më 3 maj, kur edhe do të votohet për ose kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë. Një raport pozitiv, vetëm sa do të rriste gjasat për pranim, shkruan sot Koha Ditore.

Delegacioni i UEFA-s dhe FIFA-s ka konstatuar se ka mangësi në infrastrukturë dhe që duhet të përmirësohet dukshëm në të ardhmen, por kjo sipas zyrtarëve të FFK-së, nuk ndalon pranimin e Kosovës.

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, nuk ka qenë i gatshëm të flasë për këtë vizitë. Madje u përgjigj shumë shkurt.

“Mirë, mirë po shkon procesi”, ka thënë ai.

Mirëpo, zyrtarë të tjerë të FFK-së në kushte anonimiteti, kanë treguar për këshillat, vërejtjet dhe urimet që kanë marrë nga delegacioni.

“Në përgjithësi ka qenë mirë. Kuptohet që infrastruktura nuk ishte në nivelin e duhur, por kjo nuk e pengon pranimin tonë në UEFA. Delegacioni i FIFA-s dhe UEFA-s u njoftua për shpalljen e tenderëve për stadiumet dhe iu gëzuan faktit se Qeveria po e përkrah futbollin”, është shprehur burimi i gazetës brenda FFK-së. “Më së shumti u ka bërë përshtypje aplikacioni dhe qasja jonë ndaj tyre për pranim. Pra, përkrahja institucionale, aplikimi me kohë dhe i arsyeshëm që është real për situatën e futbollit në Kosovë dhe struktura organizative e federatës kanë kënaqur delegacionin”.

Burimi i FFK-së ka bërë të ditur se ky delegacion nuk i përcakton votat sa i përket pranimit në UEFA, por që mund të ndikojë në rritjen e besimit ndaj FFK-së te federatat tjera evropiane që tash për tash janë kundër pranimit të Kosovës.

Kosovës i duhet shumica e thjeshtë për pranim në UEFA nga numri i anëtarëve prezentë në Kongres. Gjithsej janë 54 me të drejtë vote. Në rast të pranimit të Kosovës në UEFA, pas 10 ditësh, pra më 13 maj pritet të bëhet edhe pranimi në FIFA. Kjo është paralajmëruar nga vetë FIFA ditë më parë, andaj edhe ka formuar një delegacion të përbashkët me UEFA-n, që i kanë bërë skenimin e fundit futbollit kosovar.

“Secili anëtar i delegacionit do të japë raportin për pjesën e vet. Në konfidencë na treguan se raportet do të jenë pozitive, pasi vlerësuan lart tri arsyet që përmenda. Po ashtu, në Kosovë kemi zhvilluar ndeshje miqësore ndërkombëtare dhe stadiumet ku janë zhvilluar ndeshjet kanë plotësuar kushtet minimale, pasi janë pranuar nga komisioni përkatës paraprakisht”, u shpreh burimi. “Në takimet që i patën me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës, ku nuk ishin të pranishme mediat, ata e pranuan se Kosova meriton të jetë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s. Ne besojmë se kështu do të jetë”.

FFK-ja ka aplikuar për pranim në UEFA e FIFA në marsin e vitit të shkuar.
“Deri më tash të gjitha rrethanat janë në favor tonin”, shtoi burimi.

FFK-ja është federata e vetme aktive në Kosovë e papranuar ndërkombëtarisht.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Boks
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zbulohen tri fanellat e reja të Real Madridit për sezonin e ardhshëm

Zbulohen tri fanellat e reja të Real Madridit për sezonin e ardhshëm

La Liga
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Kroacia publikon listën preliminare prej 35 lojtarëve për EURO 2024

Kroacia publikon listën preliminare prej 35 lojtarëve për EURO 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori