LAJMI I FUNDIT:

FFK cakton gjyqtarët për javën e fundit të Superligës, por jo edhe të dy ndeshjeve kryesore Prishtina-Drita dhe Vëllaznimi-Gjilani  

FFK cakton gjyqtarët për javën e fundit të Superligës, por jo edhe të dy ndeshjeve kryesore Prishtina-Drita dhe Vëllaznimi-Gjilani  
Foto: FC Prishtina/Facebook

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë publik emrat e gjyqtarëve që do të gjykojnë ndeshjet në javën e fundit të Superligës.

Kjo fundjavë do të jetë e fundit për ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.


Nga e premtja deri të dielën do të zhvillohen gjatë ndeshjet e parapara për javën e 33-të të këtij sezoni.

Tifozët e Dritës e inkurajojnë skuadrën në stërvitje para duelit ndaj Prishtinës
Lexo po ashtu Tifozët e Dritës e inkurajojnë skuadrën në stërvitje para duelit ndaj Prishtinës

Java fillon me tri ndeshje të premtes, ku takimi i parë mes Trepça ’89-Vllaznia e Pozheranit do të gjykohet nga Ilir Mehmeti si kryesor, i ndihmuar nga Florim Jakupi dhe Ali Peshteri.

Ndeshja tjetër në mes të Besës së Pejës dhe Llapit do të gjykohet nga Dardan Çaka, i ndihmuar nga Safet Berisha dhe Besnik Morina.

Takimi tjetër i të premtes mes Flamurtarit dhe Feronikelit i është besuar Shpëtim Murtezit me anësorët, Jakup Musolli dhe  Fatmir Abrashi.

Drenica dhe Liria do të luajnë mes vete të dielën në Bajram Aliu, ku gjyqtar kryesorë do të jetë Erdall Zasella, i ndihmuar nga Ramadan Hysani dhe Selami Haziri.

Prishtina vazhdon punën për ndeshjen me Dritën, Dallku pret maksimumin nga skuadra që ta fitojnë titullin
Lexo po ashtu Prishtina vazhdon punën për ndeshjen me Dritën, Dallku pret maksimumin nga skuadra që ta fitojnë titullin

Ndeshjës tjetër të së shtunës mes Vëllaznimit dhe Gjilanit, e cila do të caktoj direkt ekipin që do të mbetet në barazh dhe takimin e së dielës që do të caktoj kampionin mes Prishtinës dhe Dritës ende nuk i janë caktuar gjyqtarët.

Sipas informacioneve të Telegrafit për këto dy ndeshje, gjyqtarët do të caktohet një ditë para ndeshjes ose në ditën e ndeshjes për t’ju ikur çdo eventualiteti për ndonjë marrëveshje apo diçka tjetër të pahijshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori