LAJMI I FUNDIT:

Festivali EPIZODE me 24 orë muzikë për 3 net radhazi në parajsën natyrore të Ranës së Hedhun

Festivali EPIZODE me 24 orë muzikë për 3 net radhazi në parajsën natyrore të Ranës së Hedhun

Anë e mbanë botës, EPIZODE njihet si një prej festivaleve më emocionuese të muzikës dhe artit.

E pikërisht ky festival me renome botërore do të debutojë në parajsën e natyrës në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.


Nga data 23 e deri më 26 shtator, përgjatë 3 netëve radhazi keni mundësinë të bëheni pjesë e programit të muzikës elektronike, ku 24 orë pandërprerë do t’ju shoqërojnë tingujt e artistëve ndërkombëtarë.

Masat ndaj COVID-19 dhe festivali EPIZODE – si, qysh, tek?

Ndonëse Qeveria e Shqipërisë së fundmi ka filluar me shtrëngimin e masave me qëllim parandalimin e pandemisë COVID-19, për festivalin EPIZODE do të vlejnë rregulla tjera.

Festivali EPIZODE së bashku me Qeverinë e Shqipërisë kanë nënshkruar një memorandum të veçantë nga Ministria e Kulturës, ku memorandumi garanton se lokacioni i festivalit përjashtohet nga masat dhe kufizimet që janë të vendosura për momentin gjithandej vendit.

Kjo nënkupton se festivali do të vazhdojë me program 24 orë të muzikës.

Megjithatë, festivali EPIZODE garanton se do t’i ndjekë të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e sigurisë për t’u siguruar se pjesëmarrësit do ta kenë përvojën më të mirë dhe më të sigurt.

LINE UP – ARTISTËT QË DO TË PERFORMOJNË

Festivali EPIZODE së fundmi ka publikuar formacionin final të një line up-i të mbushur me yje të muzikës elektronike, duke përfshirë një gamë të gjerë të ikonave të muzikës house dhe techno, sikuese janë emra si MARCO CAROLA, MICHAEL BIBI, RICHY AHMED, HECTOR, GUTI, MARGARET DYGAS dhe VOIGT.MAS. Ata do të luajnë së bashku me artistë të mirënjohur ndërkombëtarisht si CHKLTE, DAN ANDREI, DAVID GTRONIC, JANERET, JAVIER CARBALLO, MAHONY dhe YULIA NIKO, e ndjekur nga ALBAN HI-DINI, E/TAPE, LIBURN, MASHKOV dhe TYOMA, për të përmendur pak.

Të gjithë këta emra janë shtuar në një listë tashmë epike që përfshin emra të tillë si ADRIATIQUE, LEE BURRIDGE, DUBFIRE, NASTIA, BINH, PETRE INSPIRESCU, PRASLEA, MAAYAN NIDAM, ANFISA LETYAGO, vetëm për të përmendur disa. Në plazhin e Ranës së Hedhun, ku vallëzimi pothuajse nuk ndalet për katër net dhe ditë, me plazhet me rërë, natyrën mesdhetare, peizazhet tërheqës dhe perëndimet hipnotizuese të diellit, si dhe kuzhina dhe mikpritja lokale, e bëjnë këtë një festival vërtet unik si asnjë festival tjetër në botë.

Biletat mund të blihen në internet përmes faqes së internetit të Epizode: www.epizode.eu.

Për më shumë informacione, ndiqni festivalin në:

Instagram: Epizode.Albania
Facebook: Epizode Albania
Web: www.epizode.eu

Në trend Magazina

Më shumë
Time Magazine shënon historinë e grave shqiptare: Nga refugjatja Sherife Luta më 1999, në yllin ndërkombëtar Dua Lipa

Time Magazine shënon historinë e grave shqiptare: Nga refugjatja Sherife Luta më 1999, në yllin ndërkombëtar Dua Lipa

Lavdije Rexhepi
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Magazina
Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Magazina
Kalo në kategori