LAJMI I FUNDIT:

Festimi i golit nga Balotelli bëhet viral, italiani e shpjegon

Festimi i golit nga Balotelli bëhet viral, italiani e shpjegon
Foto: Olympique Marseille/Twitter

Ndeshja mes Olympique Marseille dhe Saint Etienne vazhdon të komentohet në media dhe rrjete sociale, jo pse vendasit fituan me rezultat 2-0, por për festën karakteristike të golit nga Mario Balotelli.

Italiani menjëherë pasi shënoi golin e mori telefonin e tij dhe e postoi festën në Instagram Story.


28-vjeçari tregon se çdo gjë ishte e përgatitur më parë nga ai dhe i vjen mirë që është bërë virale.

“Ia dhashë telefonin tim gazetarit të Marseilles”, ka thënë Balotelli për Canal Football Club.

“I thash të mbajë telefonin tim prapa porte sepse nëse do të shënoja, do të bëja një Instagram Story”.

“Kjo do të qarkullojë në gjithë botë? Çfarëdo që bëjë unë, qarkullon në gjithë botë”, shtoi për fund Balotelli.

‘Super Mario’ u transferua te Marseilles nga Nice në janarin e 2019, që nga atëherë ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim në Ligue 1. /Telegrafi/