Ferronikelin ftohet në Kupën ‘Pavarësia’

Skuadra nga Drenasi, ka marrë ftesën nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ata kanë fituar këtë vit Kupën e Kupës, me ç’rast në finale mposhtën Hajvalinë.
“Ftesa ka arritur në klubin e Ferronikelit ku në të theksohet data e mbajtjes së turneut më datë 28.11.2014, dhe ka shpjeguar gjithçka rreth detajeve për pjesëmarrjen e klubeve, të cilat mundeni t’i lexoni në dokumentin e dërguar nga sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku. Ky turne mbahet më rastin e festës së pavarësisë së Shqipërisë të datës 28.11.1912 në Vlorë”, thuhet në njoftimin e Ferronikelit, të cilët konfirmojnë pjesëmarrjen, transmeton Arena.
Në turne marrin pjesë nga një skuadër nga Shqipëria, Maqedonia (skuadër shqiptare) dhe Mali i Zi (skuadër shqiptare). /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/11/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































