Përparim Livoreka me dy gola të tij i ka dhënë tri pikë të rëndësishme skuadrës së Ferronikelit të Drenasit, i cili mposhti në Skenderaj rivalin, Trepça ’89 (2:1).

Futbollistët mitrovicas vërtetë ka qenë të pafat, pasi që kishin shumë raste shënimi të pashfrytëzuara deri në minutën e 90-të, kur Blerand Kurtishaj shënoi nga afërsia.


Në aksionin e fundit, portieri Granit Kolshi shpëtoi me një pritje të tij ekipin e Ferronikelit, duke ia siguruar tri pikët. Kjo ishte humbja e parë në këtë kampionat për Trepçën '89.

Ferronikeli me këto tri pikë bëhet përcjellësi i parë i liderit të kampionatit pas pesë javëve të kaluara, Hajvalisë. /Sporti1/Telegrafi/

Raiffeisen Superliga/Java 5

Feronikeli – Trepça 89 2:1
Ferizaj – Hajvalia 0:3
Drenica – Drita 3:0

E diel

Vëllaznimi – Besa
Llamkos Kosova – Prishtina
Trepça – Istogu 

telegrafi sport app