eksperti-banner

Lideri aktual i elitës së futbollit kosovar, Feronikeli ka një ndeshje të vështirë në javën e 31-të.

Industrialistët para tifozëve të vet janë nikoqir të kampionit në fuqi Dritës.


Nikli synon të marrë fitore dhe shpreson në një barazim në kryeqytet në takimin Prishtina – Llapi për t’iu afruar edhe më shumë titullit.

41774001 890590804465994 1015315412482523136 n

Tanimë dy trajnerët e skuadrave, Zekirija Ramadani dhe Adrian Nuhiu kanë publikuar 11shet startuese.

Formacionet zyrtare: Feronikeli: Troshupa, Islami, Hoxha, Prekazi, Lladrovci, Hoti, Dabiqaj, Gavazaj, Da Silva, Fazliu, Rexha

Drita: Kirev, Osmani, Gerbeshi, Limani, Berisha, B.Shabani, Shaqiri, Vucaj, Haxhimusa, Xh.Shabani, Burba. /Telegrafi/

telegrafi sport app