LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli fiton me përmbysje ndaj Trepçës

Feronikeli fiton me përmbysje ndaj Trepçës
Foto: Basketbolli.com

Feronikeli ka shkrirë epërsinë e Trepçës, duke triumfuar në fund me rezultat 95:97 (29:33, 23:15, 24:20, 19:29).

Takimi ka qenë shumë interesant dhe është vendosur në sekondat e fundit. Çereku i parë ishte shumë interesant dhe përfundon 29:33 në të mirë të skuadrës nga Drenasi.


Por, në dhjetëminutëshin e dytë, vendësit ishin më të mirë, duke e fituar 23:15 dhe atë të tretë 24:20. ‘Xehetarët’ në periodën e fundit kishin epërsi deri në 12 pikë, 89:77, por Nikli hyn në një seri prej 16:0, duke kaluar në epërsi, 89:93.

Megjithatë, Trepça nuk dorëzohet dhe sërish kalon në epërsi 94:93, kurse trepikëshi i Rinor Ahmetit, 25 sekonda nga fundi, e kalon në epërsi sërish skuadrën nga Drenasi. Feronikeli në fund fitoi me rezultat 95:97.

Dj Hanes ishte më i miri te Trepça me 34 pikë, dhjetë kërcime dhe shtatë asistime, kurse te Feronikeli u dallua dyshja Arti Hajdari me 30 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime dhe Tyrone Garland me 24 pikë, tre kërcime dhe nëntë asistime.

Feronikeli ka tre fitore dhe katër humbje, derisa Trepça një fitore dhe gjashtë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori