LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli fiton edhe Kupën e Kosovës, kampioni shkatërron Trepçën ‘89 në finale

Feronikeli fiton edhe Kupën e Kosovës, kampioni shkatërron Trepçën ‘89 në finale

Feronikeli është fitues i Digitalb Kupës së Kosovës, pasi në finale e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat të thellë 5-1.

Që nga fillimi i takimit kampionët në fuqi të Kosovës e kanë dominuar ndeshjen përballë 89-shit.


Niklit i mjaftuan vetëm 16 minuta për ta gjetur golin e parë në këtë finale, ku shënoi Astrit Fazliu me një gjuajtje nga distanca.

Skuadra e Zekirija Ramadanit nuk i ndali sulmet dhe vetëm 11 minuta më vonë shënuan edhe golin e dytë.

Pas një aksioni fantastik të Feronikelit, ishte sulmuesi këmbëshpejtë, Mendurim Hoti që realizoi për 2-0.

Me epërsinë të dy golave nga kampionët në fuqi, dy skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutësh.

Nikli nuk i ndali sulmet edhe në pjesën e dytë ku dominuan në fushë përballë rivalëve nga Mitrovica.

Ishte minuta e 66-të e ndeshjes, kur pas një tollovie në zonë Albutrint Morina goditi bukur dhe shënoi për 3-0.

Pesë minuta më vonë shënuesi më i mirë në Ipko Superligë, Kastriot Rexha realizoi golin e nokautit për ‘Minatorët’ për 4-0.

Krejt çfarë bëri skuadra vendase në këtë takim ishte goli i nderit i realizuar nga Muja në minutën e 73-të.

E në fund të ndeshjes, sulmuesi më i mirë në Kosovë, Kastriot Rexha realizoi golin e dytë personal në këtë takim për rezultatin përfundimtar 5-1.

Feronikeli kësisoj feston edhe trofeun e dytë brenda një jave në futbollin kosovar, duke konfirmuar dominimin e sivjetmë.

Për Niklin ky ishte trofeu i tretë në Kupën e Kosovës, pasi më parë e kishte fituar në edicionet 2013/14 dhe 2014/15. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori