Reperi Fero ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale me një postim të fundit nga Dubai.

Artisti ka ndarë një Instastory, ku shfaqet i buzëqeshur pranë jahteve luksoze dhe ndërtesave moderne karakteristike të qytetit, duke dhënë përshtypjen e një momenti relaksi në një prej destinacioneve më të njohura luksoze në botë.


Në fotografi, Fero është paraqitur me një stil të thjeshtë veshjeje, ndërsa pamja e sfondit dhe atmosfera e postimit kanë nxitur reagime të menjëhershme nga ndjekësit e tij.

Foto: Fero/InstaStory

Ndërkohë, në ditët e fundit është raportuar se reperi është bërë baba për herë të dytë, një lajm që ka qarkulluar gjerësisht në media dhe rrjete sociale. /Telegrafi/