Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur me emrin artistik Fero, ditë më parë bëri të ditur se është larguar nga labeli “On Records”.


Me këtë rast, kjo nuk e ka ndaluar atë të sjellë projekte të reja, gjersa po punon vazhdimisht tash e disa muaj.

I njëjti së fundmi njoftoi fansat se së shpejti po vjen me këngë të re dhe se është bashkëpunim, por duke mos zbuluar asgjë më shumë.

69707739 938123859886122 2074554257205362688 n 1 Fero/Foto: Instagram

“Diçka e re po vjen FT”, ka shkruar mes të tjerash ai.

Ndërkohë, reperi është duke i shijuar disa ditë të mira pushimi me të dashurën e tij, modelen Arbenita Ismajli, përkundër spekulimeve se janë ndarë.

Sa i përket projekteve muzikore, “Ride or Die” mbetet kënga e fundit që ka lansuar, ku shfaqet në skena mjaft atraktive me partneren e tij. /Telegrafi/

69396446 613515699175432 2983259750948405248 n Fero/Foto: Instagram