LAJMI I FUNDIT:

Fermerët llapjanë përfituan sistem të ujitjes pikë-pikë

Fermerët llapjanë përfituan sistem të ujitjes pikë-pikë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka bërë sot shpërndarjen e sistemit të ujitjes pikë-pikë, për 46 fermerë llapjanë, përfitues të këtij subvencioni.
Në kuadër të projekteve për subvencionime në sektorin e bujqësisë, Komuna e Podujevës, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka subvencionuar 46 fermerë, kultivues të mjedrës me sistem të ujitjes pikë-pikë.

Shpërndarjen e sistemit të ujitjes e ka bërë kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i cili ka urua fermerët përfitues të këtij subvencioni.


“Ky sistem i ujitjes tregon përkushtimin e Komunës për mbështetjen e vazhdueshme për fermerët llapjanë. Ky subvencion krijon mundësinë e zgjerimit të sipërfaqeve të reja me kultura të pemëve të imta tani më të dëshmuara në vendin tonë”, tha kryetari Veliu, me rastin e shpërndarjes së sistemit të ujitjes.

Kryetari Veliu tha se mbetet i përkushtuar t’iu qëndroj afër fermerëve të vyeshëm llapjanë përmes subvencioneve për bujqësi, të cilat po kthehen në vende të reja të punës dhe po përmirësojnë standardin jetësor të qytetarëve tanë.

Nga ky projekt kanë përfituar 46 fermerë, kryesisht kultivues të mjedrës dhe një me boronicë. Ndërsa, sipërfaqja që do të mbulohet me këtë sistem të ujitjes është 23 ha në sezonin vjeshtor. /Telegrafi/