LAJMI I FUNDIT:

Ferdinand emëron dy mbrojtës me të cilët Man United duhet të nënshkruajë për të konkurruar për tituj

Ferdinand emëron dy mbrojtës me të cilët Man United duhet të nënshkruajë për të konkurruar për tituj

Rio Ferdinand i ka kërkuar Manchester United që të forcojë mbrojtjen e tyre duke nënshkruar me Kevin Danso dhe Ronald Araujo.

“Djali në Lens,  është një atje, ai është i mirë,” tha Ferdinand. “Djaloshi uruguaian në Barcelonë – Araujo. Pavarësisht nëse është mund ta marrin apo jo, unë mendoj se ai është i shkëlqyer. Ai është një qendërmbrojtës i jashtëzakonsëhm”.


“Ai ka çdo atribut për të qenë perfekt për Ligën Premier, por nëse ai mund të transferohet apo jo, nuk e di”, ka thënë fillimisht Ferdinand.

Tutje, ish-mbrojtësi i United tha se për të pasur një ekip të suksesshëm duhet që të transferohen lojtarë që kanë stil të ngjashëm të lojës.

“Gjithmonë e kam thënë këtë, për të qenë një ekip i suksesshëm, ju duhet të keni një mbrojtje solide dhe të jeni në gjendje të zgjidhni lojtarë të ngjashëm”.

“Unë mendoj se ju shikoni skuadrat që kanë fituar kohët e fundit, Liverpool dhe Man City, ata kanë pasur konsistencë në paraqitjen e lojtarëve të tyre, veçanërisht në faza të rëndësishme të sezonit. Dhe ndoshta United nuk e ka përballuar këtë”, shtoi Ferdinand.

United është dashur të përballet me lëndime të shumta në fazën e mbrojtjes, me Ten Hag duke u kthyer te Harry Maguire dhe Jonny Evans.

Ndërsa dyshja kanë bërë përshtypje, “Djajtë e Kuq” duhet të kërkojnë të shtojnë të paktën një mbrojtës tjetër në radhët e tyre verën e ardhshme./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori