LAJMI I FUNDIT:

Femrat që flenë më pak se shtatë orë në natë kanë rrezik më të madh për zhvillimin e sëmundjes kronike

Femrat që flenë më pak se shtatë orë në natë kanë rrezik më të madh për zhvillimin e sëmundjes kronike
(Foto: Pexels)

Femrat që flenë më pak se shtatë orë në natë rrezikojnë një diagnozë të diabetit të tipit 2, pohon një studim. Efektet ishin më të forta te gratë që kishin kaluar në menopauzë.

Shkencëtarët amerikanë zbuluan se humbja e vetëm 90 minutave gjumë çdo natë dhe për rrjedhojë mosmbyllja e mjaftueshme e syve, te femrat rrit rezistencën ndaj insulinës (kur qelizat nuk i përgjigjen siç duhet insulinës që trupi prodhon – hormonit që rregullon sheqerin në gjak).


Gjatë jetëgjatësisë së tyre, gratë përballen me shumë ndryshime në shprehitë e tyre të gjumit për shkak të lindjes së fëmijëve, rritjes së fëmijëve dhe menopauzës. Dhe më shumë gra sesa burra kanë perceptimin se nuk po flenë mjaftueshëm”.

“Për një periudhë më të gjatë kohore, stresi i vazhdueshëm në qelizat që prodhojnë insulinë mund të shkaktojë dështimin e tyre, duke çuar përfundimisht në diabetin e tipit 2”, është shprehur autorja kryesore e studimit, profesoresha Marie-Pierre St-Onge nga Universiteti Columbia.

Gjetjet janë të parat që tregojnë se një deficit i lehtë i gjumit për vetëm gjashtë javë, shkakton ndryshime në trup që rrisin rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundjeje.

Si mund të përfitojnë njerëzit me diabet tip 2 nga stërvitja e pasdites
Lexo po ashtu Si mund të përfitojnë njerëzit me diabet tip 2 nga stërvitja e pasdites

Diabeti ndodh kur trupi nuk e përdor siç duhet insulinën ose nuk e prodhon atë, duke e lënë glukozën të rritet në gjak në nivele të rrezikshme. Mund të jetë vdekjeprurëse ose të shkaktojë dëmtim të organeve nëse nuk trajtohet. Diabeti është një gjendje, e cila bën që niveli i sheqerit në gjak të një personi të rritet shumë.

NHS rekomandon të vizitoni një mjek nëse përjetoni simptomat kryesore të diabetit, të cilat përfshijnë:

shumë etje
urinim më të shpeshtë se zakonisht, veçanërisht gjatë natës
lodhje
humbje peshe dhe humbje e masës së muskujve
kruajtje rreth penisit ose vaginës
shikim i turbullt

Shumë njerëz kanë diabet të tipit 2 për vite pa e kuptuar, sepse simptomat e hershme priren të jenë të përgjithshme ose nuk ka simptoma.


Një ndryshim i pazakontë në sqetull, qafë dhe ijë - mund të jetë shenjë e hershme e diabetit
Lexo po ashtu Një ndryshim i pazakontë në sqetull, qafë dhe ijë - mund të jetë shenjë e hershme e diabetit

Studimet e mëparshme zbuluan se periudha të shkurtra të privimit total të gjumit mund ta dëmtojnë aftësinë e trupit për të shpërbërë sheqerin. Studimi i fundit, i botuar në Diabetes Care, shqyrtoi efektet e përvojës më të zakonshme të mungesës së lehtë të gjumit për një periudhë më të gjatë kohore.

Studiuesit analizuan 38 femra të shëndetshme, duke përfshirë 11 gra pas menopauzës, të cilat në mënyrë rutinore flinin të paktën shtatë orë e gjysmë çdo natë.

Më pas pjesëmarrëseve iu kërkua ta shkurtonin gjumin e natës në rreth gjashtë orë për gjashtë javë, duke e shtyrë kohën e fjetjes për 90 minuta, por duke e mbajtur të njëjtën kohë të zgjimit. Gratë u monitoruan me pajisje të vendosura dhe studiuesit matën insulinën, glukozën dhe yndyrën e tyre trupore.

Studimi zbuloi se shkurtimi i gjumit rriti nivelet e insulinës me mbi 12 për qind në përgjithësi dhe me më shumë se 15 për qind në mesin e femrave para menopauzës. Rezistenca ndaj insulinës u rrit me gati 15 për qind në përgjithësi dhe me më shumë se 20 për qind në mesin e grave pas menopauzës.

Çfarë duhet të bëni çdo natë për të fjetur më shpejt
Lexo po ashtu Çfarë duhet të bëni çdo natë për të fjetur më shpejt

“Fakti që ne pamë këto rezultate pavarësisht nga çdo ndryshim në yndyrën e trupit, i cili është një faktor i njohur rreziku për diabetin e tipit 2, flet për ndikimin e reduktimit të lehtë të gjumit në qelizat që prodhojnë insulinë dhe metabolizmin”, ka shtuar Dr Marie-Pierre.

Më shumë kërkime nevojiten për të përcaktuar nëse fjetja e rekomanduar (nga shtatë deri në nëntë orë në natë) mund të ndihmojë në përmirësimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe të zvogëlojë rrezikun për diabetin e tipit 2. /Telegrafi/