LAJMI I FUNDIT:

Femrat nuk dinë të vozisin?! (Video)

Femrat nuk dinë të vozisin?! (Video)

Një femër në SHBA ka bërë një ikje spektakolare nga policia me automjetin e saj të vogël FWD, madje në një mënyrë ka bërë shaka me autoritetet, të cilët e ndoqën për një kohë të gjatë.

Gjatë ikjes nga policia, ajo është ndalur disa herë për të pritur veturat e policisë t’i afroheshin dhe më pas sërish ka manovruar duke i lënë pas vetes.


Për ta bërë më interesante ndjekjen, ajo ka dalë nga rruga dhe disa herë është kthyer në drejtim të kundërt për t’u tallur me policët, ndërkohë që ka shprehur nervozizmin e saj.

Pas disa goditjeve që i kanë bërë me automjetet e tyre, policët në fund kanë arritur ta bllokojnë në të katër anët dhe e kanë nxjerrë me zor nga vetura. /Telegrafi/