LAJMI I FUNDIT:

Femrat e njohura që luftojnë me psoriazën – një gjendje kronike autoimune

Femrat e njohura që luftojnë me psoriazën – një gjendje kronike autoimune
(Foto: Getty/Instagram)

Dita Botërore e psoriazës shënohet në fund të tetorit, më saktë më 29 tetor dhe është themeluar 19 vjet më parë.

Psoriaza është një sëmundje kronike e lëkurës e karakterizuar nga shfaqja e pllakave të kuqërremta të kufizuara, të mbuluara me luspa të bardha në të argjendtë. Proliferimi ndodh në epidermë, domethënë rritja e tepërt e shtresës sipërfaqësore të lëkurës.


Kjo sëmundje shpesh prek edhe lëkurën e kokës dhe thonjtë. Në një përqindje të caktuar të pacientëve, prek edhe nyjat në formën e artritit psoriatik, i cili mund të shkaktojë paaftësi të përhershme. Psoriaza është një sëmundje kronike e lëkurës, por nuk është sëmundje infektive.

Nuk ka kurë për psoriazën, por ekzistojnë terapi të ndryshme që mund ta mbajnë nën kontroll këtë sëmundje në shumicën e rasteve.

Skuqja dhe flluska në lëkurë nuk janë aspak të padëmshme: Gjashtë gjërat që çojnë në psoriazë
Lexo po ashtu Skuqja dhe flluska në lëkurë nuk janë aspak të padëmshme: Gjashtë gjërat që çojnë në psoriazë

Një numër i madh të famshmëve kanë folur për diagnozën e tyre të psoriazës me shpresën për ta përhapur ndërgjegjësimin dhe për t’i parandaluar të tjerët që të mos e fshehin problemin e tyre.

Supermodelja Cara Delevinge zbuloi disa vite më parë se vuan nga psoriaza, e cila në rastin e saj shkaktohet nga stresi. Në një rast, në një shfaqje mode në prapaskenë, ajo u tregoi njerëzve rreth psoriazës në stomak. “Është në të gjithë trupin tim. Ndodh në periudha stresuese kur punoj shumë. Nuk mund ta kurosh, thjesht duhet të bësh pushime”, kishte thënë asokohe.

Kim Kardashian u diagnostikua për herë të parë me psoriazë kur ishte vetëm 25 vjeçare dhe që atëherë po lufton me gjendjen autoimune. Ajo ka folur hapur për skuqjet dhe dhimbjet e nyjave që ka pasur si efekte anësore, por shton se nuk e ka lënë të ndikojë në jetën e saj.


Psoriaza është një gjendje kronike autoimune e lëkurës që shkaktohet nga aktiviteti i shtuar i sistemit imunitar. Qelizat e lëkurës rriten shumë shpejt dhe grumbullohen në lëkurë duke i shkaktuar ndryshimet tipike për këtë gjendje: njolla të kuqe të mbuluara me shtresa të bardha të lëkurës.

Këto ndryshime mund të paraqiten kudo në lëkurë, por më së shpeshti  në bërryla dhe gjunjë, trup dhe rrënjë të flokëve. Psoriaza mund të jetë nga forma e lehtë (përfshin vetëm dy për qind të trupit), deri në formën e rëndë (që mbulon nga 10 deri në 80 për qind të sipërfaqes trupore).

Fatmirësisht, terapia dhe ndryshimet në stilin jetësor mund ta kontrollojnë këtë gjendje edhe në rastet më serioze.


“Psoriaza ime është bërë jashtëzakonisht e rehatshme. Pavarësisht se ku është në trupin tim, ndonjëherë ndihem rehat duke e treguar atë dhe ndonjëherë nuk dua që të jetë një shpërqendrim, ndaj e mbuloj me grim trupi”, kishte rrëfyer bukuroshja për Poosh.

Kris Jenner u diagnostikua me psoriazë në moshën 30 vjeçare, gjë që mund të shpjegojë pse vajza e saj Kim e ka atë, pasi sëmundja është shpesh gjenetike.

“Unë jam fëmija i vetëm që nëna ime ia kaloi problemin e saj autoimun”, kishte zbuluar Kim në një episod të serialit real televiziv.

Të famshmit që vuajnë nga psoriaza
Lexo po ashtu Të famshmit që vuajnë nga psoriaza

Në vitin 2012, Britney Spears u shfaq në një eveniment dhe fotografët vunë re plagë të theksuara nga psoriaza në lëkurën e këmbëve të saj.

“Britney ka pasur probleme me lëkurën për një kohë të gjatë, por ato janë veçanërisht të theksuara dhe të dukshme vetëm kur ajo është nën presion ekstrem”, kishte thënë një burim për National Enquirer në atë kohë.

Këngëtarja LeAnn Rimes vendosi t’u tregonte fansave para tre vitesh se po luftonte me psoriazën. Më pas ajo e fotografoi veten e zhveshur dhe tregoi se si dukej lëkura e saj.

E famshmja Cyndi Lauper, notarja Dara Torres, modelja CariDee English, aktorja Katie Lowes, shkrimtarja dhe aktorja La La Anthony – janë në listën e femrave tjera të njohura që vuajnë nga kjo gjendje. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori