LAJMI I FUNDIT:

Femrat e falin tradhtinë, meshkujt preferojnë ndarjen

Femrat e falin tradhtinë, meshkujt preferojnë ndarjen

Kur statistikat tregojnë se çdo i pesti britanik e tradhton partnerin/en, është e qartë se monogamia nuk është gjëja e preferuar për shumë njerëz.

Ndonëse studimet tregojnë se meshkujt kanë tendencë më të madhe sesa femrat për të tradhtuar, hulumtimet e fundit tregojnë se ata gjithashtu janë më pak të prirë ta falin tradhtinë sesa femrat, transmeton Telegrafi.


Ekspertët kanë kryer hulumtime sa i përket çështjeve të cilat e shpijnë një çift në divorc, në mesin e cilave gjendet edhe tradhtia.

Sipas zbulimeve, rreth 60% e shkurorëzimeve ndodhin kur meshkujt dhe femrat i kanë harruar gabimet e së kaluarës, por që tani kanë mbetur pa durim fare.

Kjo sjellje i referohet një numri të çështjeve, duke përfshirë tradhtinë, problemet financiare dhe abuzimin me substanca.

Ellen Walker, eksperte e këtyre çështjeve, ka thënë se femrat janë më të prira sesa meshkujt të përpiqen ta shpëtojnë një martesë me probleme, pavarësisht se burri ka mundur ta tradhtojë atë.

Sipas saj, femrat i ‘mbyllin sytë’ kur burri tradhton dhe e falin atë, ndërkaq shumica e meshkujve nuk e tolerojnë pabesinë e grave.

Vlen të ceket se arsyeja se përse meshkujt dhe femrat bëjnë çmos për ta shpëtuar martesën është shkaku i efektit negativ që ndarja mund ta ketë te fëmijët e tyre. /Telegrafi/