LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët e dytë janë më të prirë të përfundojnë në burg dhe të suspendohen nga shkolla

Fëmijët e dytë janë më të prirë të përfundojnë në burg dhe të suspendohen nga shkolla

Fëmijët e dytë janë më problematikë, thotë shkenca

Fëmija i parë mund të jetë më inteligjent, por fëmijët e dytë i përdorin sherret dhe dinakëritë për t’u hakmarrë, transmeton Telegrafi.


Po pra, këtë e ka konfirmuar edhe një studim, i cili thotë se fëmija i dytë priret të jetë më problematik sesa i pari – e në veçanti nëse është djalë!

Hulumtuesit kanë mbledhur të dhënat e mijëra vëllezërve në Danimarkë dhe në SHBA, dhe ka zbuluar se fëmijët e dytë janë 20 deri në 40 për qind më të prirë të kenë probleme në shkollë dhe të futen në sistemin e drejtësisë kriminale.

Rezultatet janë të jashtëzakonshme sa u përket fëmijëve të dytë! Siç duket ata janë shumë më të prirë të përfundojnë në burg, të suspendohen në shkollë dhe të bëjnë sherre tjera”, ka shkruar udhëheqësi i këtij studimi, John Doyle.

Vlen të ceket se këto të dhëna nuk aplikohen te gjithsecili, sepse analizat janë përqendruar vetëm në Danimarkë dhe SHBA. /Telegrafi/