Një prind i kujdesshëm duhet t’i japë kurajo dhe të sillet me fëmijët në mënyrë shoqërore, duke i dhënë mundësinë të shfaqë vlerat e tij në ato që arrin të kryejë në përshtatje me moshën.
Çfarë e bën një fëmijë të ndrojtur?
Kështu, jo pak herë, fëmijët përjetojnë ndjenja të një frike të pashpjegueshme, sidomos kur ata gjenden përpara të rriturve e fëmijëve që nuk i njohin. Në më të shumtën e rasteve, ata tërhiqen dhe ndjekin situatën që larg, fshehur në ndonjë cep të shtëpisë.
Është e qartë se fëmijët ndryshojnë njëri nga tjetri, si rrjedhim, ata i përjetojnë momentet e kontaktit me persona të panjohur, jo në të njëjtën mënyrë, transmeton Telegrafi.
Te disa, kjo lloj frike shfaqet në formën e turpit (ndrojtjes), të tkurrjes. Ndërsa tek fëmijë të tjerë, ky fenomen lidhet me mungesën e pavarësisë dhe lidhjes së ngushtë me ambientin familjar që e rrethon. Jo pak herë tek ata kontakti me figura të reja shoqërohet me qarje, që tregon qartë frikën që ekziston brenda tyre.
Si mund të trajtohet një fenomen i tillë’?
Shumë psikologë theksojnë se është shumë e thjeshtë të ndryshosh diçka në sjelljen e fëmijës, mjafton që ai element të mos jetë i lindur. Kështu nëse bëhet fjalë për ndrojtjen, ka raste kur ajo është e pandreqshme.
Kjo ndodh kur ndrojtja, përfaqëson një mënyrë sjelljeje, e cila është trashëguar nga prindërit tek vogëlushi. Një jetë familjare pa shumë marrëdhënie shoqërore, një kujdes i tepruar dhe i ekzagjeruar i prindërve për fëmijën, një metodë pedagogjike shumë e rreptë etj, të gjitha këto mund të bëhen shkak për lindjen e ndjenjës së pasigurisë tek fëmija, e cila shfaqet më frikën apo tmerrin ndaj të panjohurve.
Mënyra më e mirë për të luftuar ndrojtjen
Mënyra më e mirë për të luftuar ndrojtjen tek fëmija është që ta lini atë të lëvizë në ritmet e tij normale, të moshës. Jepini fëmijës kohën që ai ka të nevojshme për t’u përshtatur me situatat e reja, të panjohura dhe lëreni atë të kërkojë dorën tuaj atëherë kur ai e ndjen të nevojshme.
Nëse këndvështrimi juaj, rreth kësaj mënyre sjelljeje, bazohet tek parja e saj si një gjë e qenësishme (ekzistuese, normale për moshën e tij), atëherë të tretët- nuk do ta “tallin” vogëlushin, siç ndodh rëndom. Në këtë mënyrë, ju ndihmoni në formimin e rritjen e vetëbesimit tek fëmija, brenda një kohe tepër të shkurtër.
Ndodh, që kjo mënyrë sjelljeje e shfaqur nga fëmija, kur ai bie në kontakt me njerëz të panjohur, mund të jetë tepër zhgënjyese, sidomos për prindin, i cili kërkon të rrënjosë tek fëmija i tij guximin dhe pavarësinë. Por nëse, këtë zhgënjim e shprehni, duke e diskutuar me njerëz të tretë, në rastet kur fëmija është prezent, atëherë do ta bëni fëmijën të ndjehet akoma më shumë i pasigurt.
Para së gjithash, duhet të shqyrtoni ankesat tuaja, nëse ato janë të drejta e logjike. Apo mos ndoshta jeni shumë i rreptë dhe kërkoni gjëra të tepruara, të cilat fëmija nuk është në gjendje t’i kuptojë e t’i bëjë?
Një prind i kujdesshëm duhet t’i japë kurajo dhe të sillet me fëmijën në mënyrë shoqërore, duke i dhënë mundësinë të shfaqë vlerat e tij në ato që arrin të kryejë në përshtatje me moshën. Kështu fëmija do të mund te ketë një mendim më të qartë mbi vlerat që zotëron.
Gjithashtu, duhet të ndihmoni fëmijën që të realizojë marrëdhënie shoqërore, të cilat janë të domosdoshme, në mënyrë që ai të dijë si të sillet dhe të mos ketë komplekse. Kështu, ia vlen t’i krijoni mundësinë për të luajtur me fëmijët e tjerë, për t’i njohur dhe për të bashkëpunuar me ta, për t’u ndjerë thellësisht i lirë, plot besim në veten e tij.
Një prind i mirë kujdeset dhe i ka parasysh të gjitha këto. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAktorja e njohur përqafon thjeshtësinë, shkon në emision totalisht pa grimë
Jennifer Garner tregon vështirësinë më të madhe e të qenit nënë
Shenjat e hershme që tregojnë se fëmija i juaj ka inteligjencë të lartë
Java e parë e shtatzënisë: Është koha për planifikim dhe jetë të shëndetshme
I vini re këto detaje në vizatim? Ato mund të tregojnë kreativitetin dhe talentin e fëmijës
Salma Hayek mbulon thinjat me një veprim! Nuk keni nevojë për floktar apo bojë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia