LAJMI I FUNDIT:

Fëmija i tretë, stimuloi lindje te shqiptarët (Video)

Fëmija i tretë, stimuloi lindje te shqiptarët (Video)

Ish kryeministrit Nikolla Gruevski i shkon huq dhe i kthehet edhe si boomerang projekti për subvencionim të fëmijës së tretë dhe të katërt, të cilin fillimisht e kishte projektuar vetëm për vendbanimet e dominuara me maqedonas, me qëllim rritjet e natalitetit tek maqedonasit. Nga një hulumtim i kryer nga “Zip institute” të prezentuar në tribunën e organizuar nga Finance Think, ku u shqyrtuan efektet e projekteve të Qeverisë për subvencionim, rezultoi se nga ky projekt më së shumti kanë përfituar shqiptaret. Gjysma e shfrytëzueseve të shtesës për fëmijën e tretë ishin nëna shqiptare, ndërsa familjet maqedonase participinojnë me më pak se 30 për qind, njofton Shenja.

“Nga 21 mijë nëna shfrytëzuese të kësaj mase të Qeverisë, 9.995 janë shqiptare dhe 6764 janë maqedonase, ndërsa tjerat bien në bashkësitë e tjera etnike që jetojnë në Maqedoni”, deklaroi Fexhri Selami nga “Zip Institut”.

Hulumtimi nxorri në pah një ndërprerje të rënies së natalitetit dhe rritje të lehtë të rritjes së lindjeve në nivel shtetërorë, por thanë se është akoma herët për vlerësuar efektet e përgjithshme të projektit. Po rata ishin decid se dhënia e shtesës sociale prej rreth 8 mijë denarë është e pamjaftueshme për të bindur [iftet e reja që të përcaktohen për fëmijë të tretë ose të katërt. Sociologu Ali Pajaziti dhe Katerina Jakimovska nga Zip Institut thanë se të rinjëve dhe familjeve duhet tu krijohen edhe shumë kushte të tjera për të arritur efektet e projektuara nga ky project i Qeverisë.

“Pamë se ka mbështetje financiare nga Qeveria, por ama ajo nuk është e mjaftueshme duke patur parasyshë shportën e harxhimeve që ka një qytetarë dhe dilemat që kanë të rinjtë për të hyrë në ujërat e martesës, duke patur parasyshë krizën ekonomike e cila mbizotëron”, tha profesori universitar, Ali Pajaziti.

“Nëse punohet në një paketë të plotë të programës, përmirësimit të kushteve për të rinjtë, kushtet e tyre ekonomike, standardi jetësorë, zgjedhja e [ështjes së banimit, të ketë program për integrim më të lehtë të femrës në tregun e punës, të cilave do t’ia lejonin vetes të kenë më shumë se 1,2,3 fëmijë, pastaj kushtet infrastrukturore, të ndërtohen më shumë [erdhe dhe shkolla, atëherë mendoj se do të kishte projekti më shumë efekt dhe do të mundësonte rritjen e natalitetit”, tha Katerina Jakimovska nga “Zip Institut”.

Përndryshe, propozimi i parë i Qeverisë në vitin 2009 ishte që shtesa financiare për fëmijën e tretë dhe të katërt të jepen në vendbanimet ku nataliteti është shumë i ulët që nënkuptonte vendbanimet e dominuara me maqedonas. Por Gjykata Kushtetuese abrogoi disa nene të ligjit dhe e këtë të drejtë ua dha të gjithë qytetarëve të vendit. Sipas këtij ligji aktualisht gratë që lindin fëmijë të tretë do të marrin shtesë mbi 8 mijë denarë në muaj gjatë dhjetë viteve të ardhëshme. Ndërsa ato që lindin fëmijë të katërt, fitojnë të drejtën e pensionit nëse kjo e drejtë nuk ju ka takuar në bazë të marrëdhënies së punës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori