LAJMI I FUNDIT:

Fëmija dyvjeçar nga Ohri ka vdekur nga sepsa, konfirmohet përgjegjësi penale

Fëmija dyvjeçar nga Ohri ka vdekur nga sepsa, konfirmohet përgjegjësi penale

Prokuroria themelore – Ohër vërteton përgjegjësi penale për vdekjen e fëmijës dyvjeçar nga Ohri. Siç informojnë nga Prokuroria, e kanë pranuar protokollin nga ekspertiza e kryer gjyqësore-mjekësore te fëmija dyvjeçar që ndërroi jetë në muajin gusht të këtij viti në Repartin për fëmijë në Qendrën mjekësore në Ohër.

“Diagnoza patologjike-histologjike dhe rezultatet nga analizat toksikologjike tregojnë se vdekja te fëmija ka ardhur për shkak të ndezjes së të dy krahëve të mushkërive, pas çka infeksioni, duke hyrë në gjak ka shkaktuar sepsë”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë themelore-Ohër.


Prej atje thonë se fëmija për herë të parë është pranuar më 25 gusht dhe pas terapisë së shkruar është lëshuar në mjekim shtëpiak. Për shkak ë përkeqësimit të gjendjes fëmija dy herv është sjellë në spitalin e Ohrit, herën e fundit pa shenja jete./Telegrafi/