LAJMI I FUNDIT:

I fejuari i Britney Speras, Sam Asghari falënderon këngëtaren: Më vuri në hartë si aktor

I fejuari i Britney Speras, Sam Asghari falënderon këngëtaren: Më vuri në hartë si aktor

I fejuari i Britney Spears, Sam Asghari, ka shprehur mirënjohjen e tij për këngëtaren, që sipas tij e vuri në dukje si aktor.

27-vjeçari, i cili është model dhe trajner fitnesi, i bëri këto komente për Variety gjatë premierës së “House Of Gucci”, në Los Angeles.


Duke fituar një numër rolesh gjatë kohës së lidhjes me artisten, ai pranoi se ishte ndikimi i këngëtares që e ka ndihmuar në karrierë.

Foto: Sam Asghari/Instagram

“Ajo më ka ndihmuar shumë me këtë. Mendoi se duhet  të bëhemi realist”, u shpreh Asghari, shkruan DailyMail.

Ai dhe Britney u takuan kur ai u bë pjesë e videoklipit të saj “Slumber Party” në vitin 2016 dhe dyshja janë në lidhje që nga ajo kohë.

Foto: WireImage

Këtë vit aktori ka fituar rol në “Black Monday” dhe në filmin e ardhshëm të Mel Gibson “Hot Seat”.

“Dua ta falënderoi Britney shumë që më vuri në hartë dhe për çdo gjë që po ndodh në karrierën time”, tha tutje ai.

Foto: Britney Spears/Vevo

Kujtojmë që javë e kaluar Britney është liruar nga kujdestaria konservatore e babait të saj pas 13-vitesh.

“Jam shumë i lumtur për të  dhe kam qenë një shtyllë kurrizore për të, por e gjitha është barrë e saj. Ajo më inspiron, Ajo i do fansat e saj dhe këtë e bën të mundur të gjithë fansat e saj dhe përpjekja e saj”, tha tutje partneri i këngëtares.

Foto: Getty Images

Këto deklaratë të tij vijnë pas thashethemeve se Britney ka filluar të mendojë për organizimin e dasmës së tyre.

Çifti u fejuan në shtator, ai pritet të bëhet burri i tretë me radhë i këngëtares, pasi në të kaluarën Britney ishte e martuar dy herë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Magazina
Kalo në kategori