LAJMI I FUNDIT:

Fejohet këngëtari Bertan Asllani

Fejohet këngëtari Bertan Asllani
Fejohet këngëtari Bertan Asllani (Foto: Instagram)

Artisti i njohur shqiptar, Bertan Asllani, ka tash e disa vite që është shpërngulur në Turqi.

Ai është bërë pjesë e kinematografisë turke, ndërsa viteve të fundit është komentuar mjaft shumë edhe për jetën private.


Duke qenë se prej kohësh aludohet për një lidhje të mundshme dashurie me aktoren turke, Hazal Senel, ai së fundmi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar fansat se i ka dhënë fund beqarisë.

View this post on Instagram

Till the end ❤️

A post shared by bertanasllani (@bertanasllani) on Aug 23, 2020 at 9:27am PDT

Këngëtari nga Maqedonia ka publikuar një fotografi të përbashkët me partneren në Instagram, me anë të të cilës tregon se janë fejuar.

“Deri në fund”, ka qenë përshkrimi krahas fotografisë.

Njihuni me të fejuarën e Bertan Asllanit, aktoren turke Hazal Senel
Lexo po ashtu Njihuni me të fejuarën e Bertan Asllanit, aktoren turke Hazal Senel

Ndërkohë të njëjtën fotografi me po të njëjtin përshkrim e ka bërë edhe aktorja e mirënjohur në Instagramin e saj.

View this post on Instagram

Till the end ❤️

A post shared by Hazal Senel (@hazallsenell) on Aug 23, 2020 at 9:27am PDT

Hazal tashmë është e njohur edhe te publiku shqiptar me rolet e saj në filma të ndryshëm turk përfshirë këtu, “Bizans Oyunlari”, “The Ottoman Republic”, “Selena”, “Pis Yedili”, “Turk Mali” etj.

Në anën tjetër, Bertani javë më parë solli projektin e ri “Fluturojmë” në gjuhën shqipe pas një kohe të gjatë. /Telegrafi/