LAJMI I FUNDIT:

Federata maqedonase zyrtarisht i drejtohet UEFA-së për shtyrjen e ndeshjes me Kosovën

Federata maqedonase zyrtarisht i drejtohet UEFA-së për shtyrjen e ndeshjes me Kosovën

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka kërkuar edhe zyrtarisht nga UEFA shtyrjen e ndeshjes me Përfaqësuesen e Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve. 

Takimi mes Kosovës dhe fqinjëve tanë ishte caktuar të luhej në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, më datë 26 mars 2020.


Megjithatë, pas zyrtarizimit të luajtjes së ndeshjes pa tifozë nga ana e Qeverisë së Maqedonisë, tani duket se ndeshja nuk do të zhvillohet fare.

Zyrtare: Maqedoni e Veriut-Kosovë do të luhet pa tifozë shkaku i coronaviursit
Lexo po ashtu Zyrtare: Maqedoni e Veriut-Kosovë do të luhet pa tifozë shkaku i coronaviursit

Është Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, e cila ka kërkuar shtyrjen e kësaj ndeshjes shkaku i coronavirusit.

Kjo është bërë e ditur nga Federata e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë shkruar:

Njoftim për shkresë drejtuar UEFA-së për shtyrje të ndeshjes Maqedoni-Kosovë

Federata e futbollit të Maqedonisë edhe zyrtarisht me shkresë në UEFA ka kërkuar të shtyhet ndeshja Maqedoni-Kosovë në kuadër të gjysmëfinales së balotazhit për kualifikim në Kampionatin Europian, e caktuar të luhet më 26 mars 2020 në Arenën nacionale “Todor Proeski” në Shkup.

Në letrën e drejtuar deri te Shtëpia e futbollit Europian, përveç problemit me tifozët (ndalesë për praninë e publikut nga ana e Qeverisë së vendit), FFM potencon problemin me arritjen e futbollistëve të ekipit përfaqësues në vendin tonë, gjegjësisht izolimin-karantinën eventuale të disa futbollistëve të caktuar që do të vinin nga vendet me nivel të lartë të pranisë së virusit COVID-19.

Pikërisht shkaku i këtyre shkaqeve të jashtëzakonshme, Federata e futbollit të Maqedonisë është në komunikim të vazhdueshëm dhe intenziv me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin për shëndet publik dhe në tërësi përmbahemi me rekomandimet e tyre, masat për parandalim apo edhe ndalesat.

Gjithashtu, pas konsultimeve me përfaqësues të Federatave të futbollit të Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, kur dihet se njëra prej dy vendeve do të jetë vendas i duelit final të Ligës së Kombeve më 31 mars ku do të diskutohet kualifikimi në EURO 2020, informatat jozyrtare thonë se është e mundshme që përfaqësuesja që do të sigurojë kualifikim në finale, të përballet me masa të caktuara për kujdes dhe mbrojtje shëndetësore gjatë hyrjes në cilindo prej dy vendeve. Edhe në aspekt të kësaj problematike, FFM gjithashtu është në kontakt të vazhdueshëm me dy federatat e vendeve të lartpërmendura dhe UEFA-në.

Në pajtueshmëri me rekomandimet e fundit dhe ndalesat nga Qeveria e Maqedonisë për preventiva ndaj virusit COVID-19, Komisioni për futboll te moshat solli vendim që gjitha ndeshjet e kategorive të reja dhe ndeshjet e Ligave të fëmijëve të FFM të pezullohen për dy javët e ardhshme.

/Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori