LAJMI I FUNDIT:

Federata e Karatesë së Serbisë këmbëngul: Kosova nuk do të prezantohet si shtet në Kampionatin Evropian

Federata e Karatesë së Serbisë këmbëngul: Kosova nuk do të prezantohet si shtet në Kampionatin Evropian

“Ne jemi të bindur se karateistët nga Kosova do të mbeten vetëm – sportistë dhe do të garojnë për medalje vetëm me emrin e tyre dhe nuk do të prezantojnë Kosovën”.

Kështu nis njoftimi i Federatës së Karatesë së Serbisë (FKS), e cila këmbëngul që të mos të lejojë pjesëmarrjen e Kosovës si shtet në Kampionatin Evropian.


Komiteti organizativ i edicionit të 53-të të kampionatit evropian në karate për të rriturit, i cili do të mbahet në “Spens-in”, nga 9 deri më 14 maj, edhe ka lëshuar një deklaratë për shtyp.

“Me rastin e spekulimeve aktuale në lidhje me detajet e organizimit të kampionatit të ardhshëm evropiane në Novi Sad, Federata e Karatesë së Serbisë konsideron të nevojshme të informoj opinionin e brendshëm dhe ndërkombëtar se Kosova nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian në Novi Sad!”, theksohet në deklaratën FKS-së.

Novi Sadi dhe Serbia kërkojnë të organizojnë me sukses këtë garë duke mirëpritur numrin më të madh të karateistëve në histori të Kampionateve Evropiane të Karatesë.

“Ajo na obligon të zbatojmë standardet më të larta organizative, duke përfshirë garantimin e sigurisë dhe rehatinë për të gjithë mysafirët tanë. Në këtë kuptim, karateistët nga krahu ynë jugor janë të mirëpritur të konkurrojnë. Por, theksojmë se askush dhe nuk do të jetë i mirëpritur për festën e karatesë në “Spens-në” të shfrytëzoj të bëj propagandë politke”, njofton më tutje Federata Serbe.

Sidoqoftë, zyrtarët e Federatës së Karatesë së Kosovës kanë thënë se nuk do të pranojnë asnjë kusht dhe do të garojnë me simbolet shtetërore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori