LAJMI I FUNDIT:

FBI paralajmëron për sulme kibernetike në bankomate në gjithë botën

FBI paralajmëron për sulme kibernetike në bankomate në gjithë botën

Bankomatet në gjithë botën ndodhen nën kërcënim të madh të një sulmi të “pa evituar” hakerik dhe pritet që miliona të zhduken nga llogaritë.

Paralajmërimi është dhënë nga FBI në një korrespodencë të besueshme me bankat, të cilën e ka publikuar eksperti për siguri online, Brian Krebs, transmeton KosovaPress.

Sipas FBI-së, paralajmërimi i është dërguar bankave ndërkombëtare të premten dhe zbulon se hakerët po përgatisin sulm masiv në bankomatet botërore në ditët e ardhshme.


“FBI ka mbledhur prova që tregojnë se kriminelët në internet po planifikojnë të nisin një mashtrim global në ATM, i cili është i lidhur me një problem që ne e dimë si një operacion të pakufizuar”, thuhet në raport.

Analistët kanë paralajmëruar bankierët që të ngrenë një skemë të koordinuar mirë globale, të quajtur “ATM cash-out”. Me sa duket, kriminelët po planifikojnë të hakojnë procesorin brenda ATM-ve dhe të përdorin “klon kartela” në ATM-të anembanë botës për të vjedhur miliona brenda disa orëve.

Një gjë e ngjashme ndodhi nëntë vjet më parë, kur nëntë milionë dollarë humbën nga bankomatë në mbarë botën, transmeton KosovaPress.

Në raport thuhet se në probleme të mëdha janë në veçanti bankomatët e bankave më të vogla që nuk i azhurnojnë pajisjet sipas standardeve më të fundit të sigurisë.

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori