Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të shprehin shqetësimet e tyre rreth faturave për tatimin në pronë, që u kanë ardhur për pagesë me vlera shumëfish më të larta sesa viteve paraprake.
Qytetari nga Prishtina, përkatësisht nga lagjja “Dodona” ka dëshmuar me faturat e tij se vlera e pagesës për tatimin në pronë për këtë vit i është rritur për rreth 700 për qind krahasuar me vitet e kaluara.
Nga 9.93 euro sa ka pasur obligim tatimor më parë (viti 2021) për një parcelë prej 1 ari, këtë vit këtij tatimpaguesi nga Prishtina, i ka ardhur fatura 69.71 euro. Ky banor nga Prishtina (emër i njohur për redaksinë) shprehet i habitur me çmimin kaq të lartë që është aplikuar sivjet për pronë.
“Nuk e kuptoj pse është ardhur kjo faturë kaq e shtrenjtë për rreth 700 për qind këtë vit. Bëhet fjalë për një parcelë vetëm 1 ari në Prishtinë”, është shprehur ai.
Nga janari i këtij viti qytetarët e Kosovës janë goditur me një rritje marramendëse dhe jonormale të tatimit në pronë, mesatarisht më shumë se 100 për qind, krahasuar me vitin paraprak. Për rritjen e tatimit në pronë përveç qytetarëve, partive opozitare dhe shoqërisë civile ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut(KMDLNj), e cila ka bërë përgjegjëse për këtë rritje Ministrinë e Financave që drejtohet nga Hekuran Murati.
Rritja e tatimit në pronë, sipas KMDLNj-së është plaçkitje nga ana e shtetit.
“Ministria që drejtohet nga Hekuran Murati ka tërë përgjegjësinë për këtë rritje – plaçkitje përmes tatimit në pronë e adresoi te komunat duke deklaruar se këto mjete shkojnë në buxhetin e komunave në kohën kur komunat po arsyetohen se Ministria përkatëse ka përgjegjësi dhe se komunat nuk kanë as mundësi e as përgjegjësi ligjore të ndërhyjnë në vendimet e ministrisë. Realisht, qytetarët e Kosovës që pamëshirshëm po plaçkiten, qoftë nga një vendim diskriminues i ministrisë, qoftë nga mungesa e kompetencave të komunave të ndërhyjnë në caktimin e shumës së tatimit në pronë, janë të pafuqishëm të mbrojnë buxhetin familjar dhe biznesor, edhe ashtu të rrezikuar shumë nga kriza e përgjithshme ekonomike”, është bërë e ditur në njoftim.
Edhe Instituti Kosovar Drejtësi i ka kërkuar qeverisë ta pezullojë shumëfishimin e tatimit në pronë deri më 2025. IKD e ka quajtur të padrejtë vendimin e marrë nga Ministria e Financave.
Vendimi i Ministrisë së Financave për dyfishimin e çmimit të tatimit në pronë është kundërshtuar edhe nga qytetarët e vendit, ndonëse disa kanë kërkuar të falet tatimi deri në 200 euro për secilin tatimpagues.
LDK, nëpërmjet rezolutës në Kuvend kishte kërkuar që fillimisht Ministria e Financave të pezullojë rivlerësimin e pronave dhe faturat e tatimit në pronë për vitin 2023, të llogariten sipas vlerësimit paraprak.
Ndërsa, pas propozimit të Qeverisë, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, dy javë më parë ka miratuar në parim Projektligjin për tatimin në pronën e paluajtshme, mes polemikave të shumta të ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe deputetëve opozitarë.
Në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës, deputetët nuk kanë arritur ta shqyrtojnë në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme që mundëson faljen deri 100 euro për çdo tatim pagues për vitin 2023. Po ashtu, si shembull konsiderohet nga tatimpaguesit se nga 1000 euro, 2000 apo 5000 euro tatim dhe falja e mëvonshme e 100 eurove nuk është asnjë ndihmë as përkrahje nga qeveria./Kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre