LAJMI I FUNDIT:

Fatos Lubonja fiton çmim letrar në Itali

Fatos Lubonja fiton çmim letrar në Itali

Publicisti e shkrimtari Fatos Lubonja nderohet me një tjetër çmim të rëndësishëm letrar në Itali. Libri i Lubonjës, “Në vitin e shtatëmbëdhjetë” – ditari i burgut, i botuar në Itali me titullin “Diario di un intelletuale in un gulag albanese” (Marco Editore) – është shpallur fitues i çmimit letrar “Benevento Braille”.

Louis Braille është themeluesi i alfabetit të të verbërve. Çmimi me emrin e tij ka lindur nga vullneti për të ndarë me të verbrit emocionet që jep një tekst letrar. E veçanta e këtij çmimi qëndron edhe në mënyrën se si ai zgjidhet.


Çdo vit përcaktohet një temë dhe të gjitha prurjet shqyrtohen dhe votohen nga një komision i përbërë nga 12 personalitete të letrave. Tema e këtij viti ishte “Migranti nell anima” (Të migrosh në shpirt) dhe pjesëmarrës në këtë garë u bë edhe Lubonja.

“Është një temë e zgjedhur për të sensibilizuar dhe për të nxitur refleksionin për ta konsideruar secilin prej nesh migrant, vullnetar ose jo. Një i verbër është migrant që në momentin kur del nga shtëpia e tij”, shpjegon presidenti i çmimit, Dario D’Aurias.

Në një interviste për “Il Mattino” të Beneventos, ai u shpreh se “libri është propozuar pikërisht për forcën përshkruese të një migrimi të detyruar të mendjes për t’u shpëtuar kushteve absurde të burgimit. Fatos Lubonja u burgos kur ishte 19 vjeç, në Shqipëri, vetëm sepse regjimi diktatorial pretendonte të vendoste pushtetin absolut mbi lirinë intelektuale. U burgos për 17 vjet. Ditari i tij ishte një migrim, ndoshta për të mos u çmendur, por sigurisht, jo për të shitur libra”.

Duke folur mbi vlerat dhe rëndësinë e librit, ai u shpreh se “në një libër, mjaftojnë edhe disa rreshta për të ngjallur emocione dhe reflektime që mbesin e që reflektohen në botën e lexuesit. Në këtë libër ka shumë të tilla”. Ai e quan Lubonjën “Një hero jo vetëm për atë që ka jetuar, por edhe për atë që ka komunikuar”.

Ceremonia e dhënies së çmimit, në këtë edicion të tretë, u zhvillua më 21 qershor në Museo del Sannio të Beneventos. Gjatë ceremonisë u lexuan disa pjesë nga libri i autorit.

Është hera e dytë që ky libër i jep Lubonjës një çmim në Itali. Në 2002, për këtë libër Lubonja mori çmimin letrar “Alberto Moravia”. /Panorama/

Në trend Kultura

Më shumë
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Kulture
PORSI NJË GRUA

PORSI NJË GRUA

Poezi
BIR

BIR

Poezi
PIÇULAT

PIÇULAT

Poezi
N. Y.

N. Y.

Poezi
Stili muzikor i qyteteve te Shqiperisë së mesme dhe të Kosovës

Stili muzikor i qyteteve te Shqiperisë së mesme dhe të Kosovës

Kulture
Kalo në kategori