LAJMI I FUNDIT:

Fatmir Gashi në koktejin e kandidatit Arbër Grabovci: Me këtë elitë do qeverisim

Fatmir Gashi në koktejin e kandidatit Arbër Grabovci: Me këtë elitë do qeverisim

Kandidati për kryetar të Komunës së Pejës nga AAK, pasdite ka marrë pjesë në një koktej të shtruar në Hotel Dukagjini nga kandidati i listës së kësaj partie për Asamblenë komunale të Pejës, Arbër Grabovci, e ku kanë marrë pjesë edhe votues të papërcaktuar politikisht, shtresa qytetarësh nga arsimi, sporti e kultura.

Fatmir Gashi i AAK-së këtë takim e shfrytëzuar për bashkëbisedim të drejtpërdrejt me qytetarë duke kthyer fokusin tek planet e tij për Pejën kryesisht në arsim dhe sport.


“Jam zotuar për dy gjëra, e para, koalicion vetëm me kryeministrin Ramush Haradinaj, pra me qeverinë që çdo ditë po e kthen vëmendjen nga Peja dhe presim gjëra të mëdha, ndërsa e dyta bashkëqeverisje me ju, pra me ju votues, me ju qytetarë, me ju elitë që e doni dhe e njihni këtë Pejë, e ndjeni nga cepi në cep. Unë jam i nderuar në listën time të kem njerëz të tillë të arsimuar si kandidati Arbër Grabovci, që na bashkohet me një bagazh nga jeta sportive, arsimore e mediale. Më 22 tetor në do të ndajmë rrugën nga e shkuara dhe akrepat do fillojnë së rrahuri për së mbari”, ka deklaruar Fatmir Gashi në këtë koktej.

Kanë folur edhe zv/ministri i Shëndetësisë Ali Berisha, bartësi i listës Beqir Kajtazi, zyrtari i lartë Naim Sahiti, përderisa kanë përshëndetur edhe veteran të AAK-së në Pejë, prof. Dr. Ali Sylqa, Dr. Skender Dresha e të tjerë.

Kandidati Arbër Grabovci me këtë rast ka shkoqitur arsyen e marrjes së vendimit për këtë sprovë politike.

“Për një Pejë që e duam të gjithë, për një qytet që ja njohim damarët. Për një arsim profesional të depolitizuar, për një sport pa katrahurë, për kulturë meritore kam vendosur të provojë që gjërat ti kthejmë për së mbari duke qenë brenda proceseve. Unë i besojë Fatmir Gashit, edhe si drejtor shumëvjeçar në korporata të suksesshme, edhe si ekonomist e guvernator, edhe si sportdashës e më së shumti si menaxher shembullor. Andaj jemi bërë bashkë dhe ju kërkojë që në këtë projekt ta bashkojmë edhe votën. Unë jam njëri nga 38 kandidatët e listës së AAK-së por ju kudo që e hedhni votën në këtë listë aspak nuk gaboni”, ka thënë Arbër Grabovci.

Në trend

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Kombëtarja e Shqipërisë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Kalo në kategori