LAJMI I FUNDIT:

FASK-u anëtare e përhershme e FIA-s

FASK-u anëtare e përhershme e FIA-s

Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) është pranuar si anëtare e përhershme e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA).

Vendimi është marrë të premten, në Paris, ku prej 4-8 të këtij muaji,asambleja e përgjithshme e FIA-s i ka zhvilluar punimet e saj.


Për auto sportin e Kosovës më e rëndësishme ka qenë dita e fundit e këtyre punimeve, ku është vendosur për FASK-un, e që fatmirësisht gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë.

“Ky ka qenë edhe hapi i fundit për të cilin FASK-u ka pasur nevojë”.

“Realisht, nuk kemi pritur të kemi probleme, por natyrisht që tani marrim frymë edhe më lirshëm, pasi edhe zyrtarisht Federata jonë është anëtare e përhershme e FIA-s”.

“Tani na mbetet të punojmë edhe më tepër për ta çuar auto sportin tonë përpara”, ka thënë kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi.

Për pranimin e FASK-ut si anëtare e përhershme e FIA-s kanë votuar shumica absolute e të pranishmëve.

Kundër këtij vendimi kanë qenë vetëm dy vota dhe një abstemin. Përfaqësuesi i Federatës së Auto Sportit të Serbisë është përpjekur të kundërshtojë pranimin e FASK-ut me arsyetimin se Kosova nuk është njohur nga shumica e shteteve, por fjala e tij nuk është përfillur nga delegatët e asamblesë së FIA-s.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori