Amir Rrahmani po vazhdon me formë shumë të mirë me fanellën e Veronas, dhe një ndeshje të jashtëzakonshme e zhvilloi edhe ndaj Fiorentinës.

Skuadra e tij fitoi me rezultat minimal 1-0, ndërsa mbrojtësi prishtinas ishte ndër lojtarët më të vlerësuar në këtë takim.

E pas paraqitjeve të jashtëzakonshme, Rrahmani mund të futet në formacionin më të mirë të javës në Evropë, pasi faqja e njohur ndërkombëtare ndër më të famshmet në botë, “433”, e ka futur Rrahmanin në votime nëse duhet të futet në 11-shen e javës.

Amir Rrahmani . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Ai është një nga 10 mbrojtësit më të mirë për javën që lamë pas.

Kapiteni i Kosovës nuk qëndron mirë me vota aktualisht, dhe me ndihmën tuaj ai mund ta marr një vend për tu përfshirë në formacionin e javës.

Votimi bëhet përmes Instagram dhe të shkoni tek InstaStory e 433 që të votoni për Amir Rrahmanin. /Telegrafi/