Luiz Ejlli dhe Kiara Tito pas diskutimit të gjatë mes tyre kanë vendosur t’i rregullojnë raportet.

Çifti i popullarizuar i Big Brother VIP Albania për tri ditë kanë pasur krisje në marrëdhënien e tyre dhe kjo i ka shqetësuar fansat e shumtë që e përcjellin spektaklin televiziv.


kiara7 (Foto: Screenshot/BBVA)

Këngëtari është përpjekur në disa raste që t’i afrohet partneres së tij, mirëpo ajo e ka refuzuar.

lui (Foto: Screenshot/BBVA)

Dhe gjatë ditës së enjte, ata kanë biseduar vetëm duke reflektuar mbi atë që ka ndodhur, ndërkohë që Luizi dukej shumë i pikëlluar dhe nuk bënte asgjë.

kiara1 (Foto: Screenshot/BBVA)

Pas një periudhe të gjatë qëndrimi të distancuar, çifti është pajtuar dhe kanë bërë një përqafim të gjatë, porse i kanë përsëritur gjërat që duhet t’i bëjnë dhe nuk duhet t’i bëjnë në raport me njëri-tjetrin.

Biseda në lidhje me marrëdhënien dhe sjelljet mes tyre ka vazhduar edhe pas përqafimit të Kiarës me Luizin. /Telegrafi/