LAJMI I FUNDIT:

Me fanellë të Kroacisë në Londër, “2Cellos” ngacmojnë anglezët pas humbjes në Kampionatin Botëror

Me fanellë të Kroacisë në Londër, “2Cellos” ngacmojnë anglezët pas humbjes në Kampionatin Botëror
2Cellos (Foto: Getty Images)

Muzikantët e njohur “2Cellos” ditë më parë kanë performuar në Richmond të Anglisë, ndërsa kishin zgjehdur të vishnin fanellat e Kroacisë për t’i ngacmuar anglezët në mënyrë simpatike.

“Jemi vërtet krenarë me lojtarët tanë që kanë luajtur ndeshjen e jetës. Mbrëmë, performuam në Londër dhe mezi e prisnin performancën, por edhe që të bënim muzikë me fanellën e përfaqësueses së Kroacisë”, ka thënë Stjepan Hauser.


Në fillim të koncertit, Hauser e kishte pyetur publikun anglez a janë mirë dhe se a e kanë tejkaluar dhimbjen pas ndeshjes ndërmjet Anglisë dhe Kroacisë.

https://www.instagram.com/p/BlJaosPHfXd

Natyrisht që publiku kishte fishkëllyer, por të gjithë e kishin pranuar me pozitivitet këtë ngacmim.

Më tej, muzikanti u ka thënë që të mos shqetësohen, sepse me muzikën e tyre “2Cellos” do t’ua lehtësojnë dhimbjen, sepse kroatët pos në futboll, janë të mirë edhe në muzikë.

2Cellos (Foto: Getty Images)

Kujtojmë që në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, Kroacia e mposhti Anglinë pas vazhdimeve dhe u kualifikua në finale të ‘Rusia 2018’.

“2Cellos” është një grup që përbëhet prej dy violinçelistëve kroatë, Luka Sulic dhe Stjepan Hauser, të cilët realizojnë në mënyrë instrumentale hite të njohura të muzikës rok dhe pop, por edhe ato klasike. /Telegrafi/