LAJMI I FUNDIT:

Fanella e katërt e klubi rus Rostov ngjan në tepih – Historia e bukur e tifozëve që e blen tepihun për shtëpi dhe e morën në stadium

Fanella e katërt e klubi rus Rostov ngjan në tepih – Historia  e bukur e tifozëve që e blen tepihun për shtëpi dhe e morën në stadium

Klubi rus FC Rostov e ka zbuluar fanellën e katërt të re që konsiderohet me fat, por është aq qesharake sa që shumë prej juve nuk do ta besoni. 

Rostov kishte tri palë fanella: për ndeshjet në shtëpi, ato mysafir dhe fanellën e tretë, për këtë edicion të Ligës Premier të Rusisë.


Por fanella e çuditshme është ajo e katërta që doli në shitje falë disa tifozëve që sollën një tepih (qilim) në ndeshje dhe këtë për shkak se po ndërtonin shtëpinë e re.

Të shtunën më 11 gusht, Rostov humbi 1-0 në shtëpi të Krylya Sovetov, por një javë më pas ata fituan ndaj Yenisey Krasnoyarsk me rezultat 4-0, kur edhe  mbështetësit e sollën tepihun (qilimin).

Klubi e ftoi tifozin së bashku me tepih për një vizitë në objektet e klubit.

Por jo vetëm kaq. Ata morën edhe dizajnin e tepihut për ta ëbrë fanellë në stilin e ‘Aladdin’ dhe e kanë vënë në shitje për 2.500 rubla (30 euro).

Fanella është e limituar, ndërsa mësohet se që në ditën e parë 500 tifozë vetëm e kanë porositur online nga faqja e internetit të klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori