LAJMI I FUNDIT:

Familjes Korça në Kamenicë i bllokohet rruga nga fqinji serb (Video)

Familjes Korça në Kamenicë i bllokohet rruga nga fqinji serb (Video)

Gjykata e Kamenicës del të jetë e pafuqishme karshi një qytetari serb të kësaj komune, raporton KTV.

Ani pse kjo gjykatë vendosi që familja Vasiq duhet ta lirojë rrugën për familjen Korça, një gjë e tillë nuk ndodhi.


Familja Korça vazhdimisht është ankuar në institucione për pengesat që po i bëhen, por nuk ka gjetur ende zgjidhje.

Televizioni Arta ka provuar të flasë me Milorad Vasiqin, mirëpo familjarët e tij kanë deklaruar se ai nuk gjendet në komunën e Kamenicës, duke refuzuar të japin përgjigje pse po e bllokojnë rrugën. Kjo familje, po ashtu, ka pasur telashe edhe me Inspektoratin e Komunës së Kamenicës.

Në incizimin të cilin e ka siguruar TV-Arta, Millorad Vasiq shihet duke fyer inspektorët komunalë.

Pas kësaj, Vasiq ishte shoqëruar në polici, por asnjë masë ndaj tij nuk ishte ndërmarrë, meqë nuk kishte pasur ankesa nga inspektorët komunalë për pengim të punës së tyre.

FEIMI_PRONA_SERBI_24-05 from Koha.net on Vimeo.