LAJMI I FUNDIT:

Falja në trajtimin psikologjik

Falja në trajtimin psikologjik

Të ndihmojmë klientët të falin veten dhe të tjerët

M.Sc. Besnik Kadriu
Psikolog klinik/Psikoterapeut
Tel. 044/434-324


Eksperienca me klientë evidenton vështirësi dhe probleme të ndryshme. Tek disa prej të cilëve është prezent ndjenja e fajësisë për veten apo për të tjerët. Si i tillë, përpunimi psikoterapeutik i fajit shumë herë paraqet kthesën pozitive në trajtim.

Intervenimi psikoterapeutik duke ndihmuar klientët tanë të falin veten dhe të tjerët mund t’i vërë ata në rrugën e duhur drejt vetë-shërimit, vetë-fuqizimit dhe vetë-çlirimit.

Sipas ekspertëve që merren më faljen, sa i përket kuptimit e faljes e përcaktuan: Falja nuk është të harrosh ose të falësh dëmin që është bërë; në vend të kësaj, ajo është braktisja e nevojës për hakmarrje dhe të liruarit nga mendimet negative, të hidhërimit dhe inatit.

Përmes fitimit të një pamje më të ekuilibruar të ‘fajtorit’ dhe ngjarjes, individi mund të heqë peshën e emocioneve negative dhe dëshirën për të ndëshkuar dhe hakmarrë, duke krijuar mundësinë e rivendosjes së mirëqenies personale dhe ekuilibrit në jetën personale e cila i është dëmtuar.

Kërkimet gjithnjë e më shumë po tregojnë përfitimet e faljes dhe ndërhyrjet terapeutike janë zhvilluar për të ndihmuar individët të shërohen vetë përmes procesit të faljes.

Cilat janë përfitimet e faljes

Falja zvogëlon ndikimin negativ. – Mbajtja e inatit përjetohet tmerrshëm. Efekti e terapisë së faljes ndihmon në minimizimin e aspekteve të ndikimit negativ tek depresioni, zemërimi, armiqësia, stresi dhe shqetësimi.

Falja nxit emocion pozitiv. – Mund të bëjë shumë më tepër sesa vetëm të na bëjë të përjetojmë minimizim të ndjenjës negative. Ajo gjithashtu mund të rrisë nivelet tona të përgjithshme të lumturisë, kënaqësisë dhe mëshirës.

Falja jep liri. – Njerëzit të cilët nuk mund të falin ose nuk falin shpesh janë bllokuar nga një stuhi emocionesh negative, në raste ekstreme mund t’i kushtojnë tërë jetën e tyre për të marrë hakun e lëndimit të tyre. Falja mund të sigurojë lirinë nga një kërkim i pafund për hakmarrje dhe vetë-ndëshkim.

Falja shëron individët. – Kur falni dikë, nuk është gjithmonë e nevojshme t’i tregoni atij për këtë. Falja mund të jetë vetëm për shërimin dhe fuqizimin e personit të dëmtuar.

Falja mund të shërojë marrëdhëniet. – Ndonjëherë personi që ka kryer veprën është një person i dashur i rëndësishëm ose i pazëvendësueshëm. Në rastet kur individi i dëmtuar dëshiron të ruajë marrëdhënien e tij, falja mund të jetë rruga drejt këtij qëllimi.

Terapia e faljes është një nëntip i terapisë që përqendrohet posaçërisht në ndihmën e klientëve për të falur dhe për të ecur përpara. Është fakt se nuk mund ta ndryshojmë atë që ka ndodhur, por mund të ndryshojmë mënyren se si i qasemi asaj.

Pjesëmarrja në procesin e psikoterapisë është një mundësi shumë e mirë për të gjithë ata persona tek të cilët falja i liron nga preokupimi më ndjenjë faji, inate, hidhërim, etj., e të cilat e kanë të pa mundur t’i tejkalojnë vetë.

Falja e dikujt që na ka bërë dëm ose falja e vetvetes kur kemi bërë një gabim është ndoshta hapi më kritik për shërimin dhe vazhdimin e jetës me një kualitet më të mirë, më të dëshiruar.

Një lloj ndërhyrjeje në vendimmarrjen e faljes është Modeli REACH (Worthington, 2001). REACH është një shkurtim që përshkruan pesë hapat e faljes të përfshirë në ndërhyrje.

Çdo shkronjë është shkurtesë për emërtimin e niveleve të përpunimit të faljes si në vijim:

∙ Së pari, pjesëmarrësit kujtojnë (R) lëndimin.
∙ Së dyti, ata zhvillojnë përpunimin e lëndimit nga këndvështrimi (E) për fajtorin.
∙ Së treti, pjesëmarrësit rindërtojnë faljen si një dhuratë altruiste (A) për fajtorin.
∙ Së katërti, ata angazhohen (C) për të falur, dhe
∙ Në hapin e fundit, ata mësojnë të mbajnë faljen (H) (Akhtar & Barlow, 2018).

Një tjetër lloj ndërhyrjeje në vendimmarrjen e faljes është edhe modeli letër simptomit/letër falje. Përmes këtij modeli klienti i shkruan një letër falje shkelësit. Kjo ndërhyrje është dukshëm më e shkurtër se të tjerat dhe ka efekt të fillojë procesin e faljes me klientin.

Meqenëse falja është një sjellje e mësuar, duket e domosdoshme t’ua mësoni fëmijëve që në moshë të hershme. Shumica prej nesh mund të përdorë faljen përmes edukimit, kjo formë nuk vlen vetëm për fëmijët sepse mund të përdoret edhe për të rritur.

Studimet e ndryshme, përvoja me klient e ka dëshmuar po ashtu edhe rëndësinë e ofrimit të modelit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori