LAJMI I FUNDIT:

Fakte interesante: Sa kalori i digjni duke bërë aktivitete të zakonshme ditore

Fakte interesante: Sa kalori i digjni duke bërë aktivitete të zakonshme ditore

Tani më të gjithë e dimë se numërimi i kalorive është mënyra më e mirë për të humbur peshë.

Por, çfarë shumica e njerëzve nuk dinë është se sa kalori i djegin thjesht duke i bërë gjërat e përditshme, transmeton Telegrafi.


Kur vjen puna për humbje të peshës, ju duhet të mbani mend se duhet të digjni më shumë kalori sesa ç’konsumoni, e këtë mund ta bëni pa shpenzuar orë të tëra në palestër.

Më poshtë e keni listën me disa prej aktivitete më të zakonshme ditore dhe sasinë kalorive që jua djegin ato.

– Akti i thjeshtë i një dushi të ngrohtë është i barabartë me 30 minuta ecje sa i përket djegies së kalorive

– Duke shkruar ju për 30 minuta i digjni 15 kalori. Dy orë e gjysmë duke shkruar = 15 minuta palestër.

– 30 minuta lexim jua djegin 30 kalori. 4 orë lexim janë të barabarta me 25 minuta ushtrimef fizike.

– Duke qëndruar ulur ju i digjni 31 kalori për 31 minuta.

– Duke punuar në kompjuter ju i digjni 42 kalori për 30 minuta

– Duke fjetur ju i digjni 55 kalori për 30 minuta

– Duke vozitur veturën ju i digjni 62 kalori për 30 minuta

– Duke u ngjitur shkallëve, për 30 minuta ju i digjni 150 kalori. /Telegrafi/