LAJMI I FUNDIT:

Facebook do të lansoj Portal, pajisjen shtëpiake për video biseda

Facebook do të lansoj Portal, pajisjen shtëpiake për video biseda

Facebook duket se ka vendosur të lansoj pajisjen e vet të video bisedave, Portal, javën e ardhshme. Siç raportohet nga Cheddar, pajisja vjen për herë të parë pas Oculus në botën e teknologjisë konsumatore nga Facebook, dhe është e ngjashme me Echo Show të Amazon.

Çmimi mund të jetë 400 dollarë për madhësinë më të madhe, ndërsa versioni më i vogël mund të kushtojë 300 dollarë. Kjo është në krahasim me 229.99 dollarë për Echo Show.

Këto pajisje duhej të zbuloheshin në konferencën teknologjike F8 të kompanisë në maj, por Facebook vendosi ta shtyej lansimin për shkak të dyshimit të publikut mbi kompaninë, pas skandalit të Cambridge Analytica, njofton Bloomberg.

Shqetësimet për zvogëlimin e besimit publik në botën e privatësisë bënë që kompania të instaloj një perde të privatësisë në kamerë. Pajisja përdor AI për të njohur njerëzit në kornizë dhe për të ndjekur ata kur lëvizin nëpër dhomë.

Gjithashtu do të ketë integrimin e asistentit Alexa, dhe lejon përdoruesit të dëgjojnë muzikë, të shikojnë videot, të marrin receta gatimi dhe të marrin informacione për lajme, përcjell Telegrafi.

Portal thuhet se është rezultat i Facebook Building 8, një qendër sekrete R & D për projektet hardverike. Pajisja është pjesë e planeve të Facebook-ut për t’i bërë njerëzit të përdorin më shumë videot bisedat në këtë platformë.

Por, duke pasur parasysh çështjet e publikuara të kompanisë mbi problemet e privatësisë së të dhënave dhe sa të dhëna ka për përdoruesit, vendosja e një pajisjeje të lidhur në shtëpinë e tyre mund të mos pritet mirë tek shumë njerëz. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Teknologji
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori