LAJMI I FUNDIT:

Facebook sjell versionin e ri të aplikacionit për Android

Facebook sjell versionin e ri të aplikacionit për Android

Dje gjatë ditës, Facebook ka përditësuar aplikacionin e saj origjinal për sistemin operativ Android, në të cilin thotë se ka sjellur një përmirësim dhe dy funksione të reja.

Në versionin e ri, rrjeti social thotë se fotografitë do të shfaqen më shpejtë, ndërsa përdoruesit gjithashtu do të mund t’i shpërndajnë rrëfimet e tyre edhe në Timeline, Faqe, dhe Grupe, si dhe të dërgojnë mesazhe me zë tek miqtë e tyre.

Shkarkimi i versionit të ri të aplikacionit mund të bëhet direkt nga dyqani virtual i aplikacioneve të Google, Play Store.
Dërgimi i mesazheve me zë nuk është një funksion krejtësisht i ri, pasi që së fundmi Facebook e ka lëshuar këtë risi në aplikacionin e saj, Facebook Messenger.

Mirëpo, siç dihet Facebook zakonisht i teston funksionet e reja në aplikacionet e saj dytësore, para se t’i vendos në aplikacionin e saj origjinal. / Telegrafi /