LAJMI I FUNDIT:

Facebook regjistron firmën e re të teknologjisë financiare në Zvicër

Facebook regjistron firmën e re të teknologjisë financiare në Zvicër
Kompania e rrjeteve sociale Facebook

Gjiganti i rrjeteve sociale Facebook, duket se ka formuar një firmë të re të teknologjisë financiare.

Sipas të dhënave të Regjistrit Tregtar të Gjenevës, Libra Networks LLC është regjistruar në Zvicër më 2 maj nga Facebook Global Holdings II LLC.


“…shërbime në fushat e financës dhe teknologjisë, zhvillimi i softuerëve dhe infrastrukturës përkatëse, në veçanti në lidhje me aktivitetet investuese, funksionimin e pagesave, financimin, menaxhimin e identitetit, analizën e të dhënave, blockchain dhe teknologji të tjera”, thuhet në kërkesën zyrtare për regjistrim të kompanisë, përcjell Telegrafi.

Facebook regjistroi brendin “Libra” me Zyrën e Patentave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në muajin qershor 2018, e cila thuhet se ishte pjesë e projektit të fshehtë për kriptovaluta. Gjithashtu, kompania ka angazhuar dy ekspertë të kriptovalutave të cilët më parë kanë punuar në Coinbase.

Facebook me plan sekret për zhvillimin e kriptovalutës së saj
Lexo po ashtu Facebook me plan sekret për zhvillimin e kriptovalutës së saj

Kompania ka përfshirë kartat Visa, Mastercard dhe procesorin e pagesës First Data dhe ka kontaktuar kompanitë e tregtisë online dhe aplikacionet për pranimin e monedhës së saj dhe investimin në projekt, duke i joshur ata me mundësinë e tarifave zero të përpunimit të kartave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ekonomi
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Ekonomi
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Frigo Deluxe
Në mesin e 25 shteteve konkurruese

Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”

Ekonomi
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Edil Project
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori