LAJMI I FUNDIT:

Fabrika hungareze e Audi-së theu rekord botëror me prodhimin e 177 mijë veturave gjatë vitit 2023

Fabrika hungareze e Audi-së theu rekord botëror me prodhimin e 177 mijë veturave gjatë vitit 2023

Fabrika hungareze e markës gjermane të veturave, Audi, gjatë vitit 2023 ka prodhuar 177 mijë vetura vetëm në qytetin Gyor të Hungarisë.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijarto, ka njoftuar se me këtë hap, Audi Hungaria ka shënuar një rekord të ri botëror.

Gjithashtu, ai shtoi se Mercedes është duke e zgjeruar fabrikën e tij në Kecskemet, ndërsa BMW po e ndërton selinë në Debrecen, të dy këto qytete hungareze.


“Hungaria është bërë pjesë e një klubi elitar me Kinën dhe Gjermaninë, ku të tre markat gjermane kanë një bazë të pavarur këtu”, tha Szijarto.

Ndryshe, edhe prodhuesi kinez i veturave elektrike, BYD, pritet të hapë fabrikën e parë evropiane në Hungari pas hapjes së fabrikave të mëdha kineze dhe koreane. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Auto

"Duhet të duket si veturë e jo si telefon", Volkswagen po tërhiqet nga ekranet me prekje - po kthen butonat fizikë

Auto
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Auto
Digjen karrikuesit e veturave elektrike të Tesla

Digjen karrikuesit e veturave elektrike të Tesla

Auto
Një shpërthim fatal ndalon prodhimin e Toyota RAV4 - marka jep detaje

Një shpërthim fatal ndalon prodhimin e Toyota RAV4 - marka jep detaje

Auto
Audi vazhdon të promovojë

Audi vazhdon të promovojë "vagonët" - tani vjen me A6 Avant

Auto
Kalo në kategori