LAJMI I FUNDIT:

Evropa në këmbët e Serhou Guirassy, kush është sulmuesi që ka lënë mbrapa vetës emra si Kane e Lewandowski

Evropa në këmbët e Serhou Guirassy, kush është sulmuesi që ka lënë mbrapa vetës emra si Kane e Lewandowski

Me shtatë ndeshje të luajtura deri më tash në Bundesliga, një emër i panjohur për komunitetin e futbollit po qëndron në krye të listës së golashënuesve. Bëhet fjalë për reprezentuesin e Guineas, Serhou Guirassy, i cili me golat e tij po mbanë Stuttgartin në krye të tabelës.

Harry Kane mund të ketë drejtë nëse ka menduar se tetë gola mund të ishin të mjaftueshëm për të qenë kryefjala deri më tash në Bundesliga, por ai është venë në hije nga paraqitjet e Guirassy.


Një het-trik i tij në vikend ndaj Wolfsburgut bëri që ai të shkoj në shifrën e 13 golave pas vetëm shtatë ndeshjesh.

GJITHÇKA NISI NË FRANCË

Guirassy ka lindur në Arles, në bregun jugor të Francës, dhe karrierën e tij të hershme e nisi duke luajtur për Laval, Lille dhe Auxerre (në huazim) përpara kalimit në Bundesligë tek Kolni në vitin 2016.

Megjithëse ishte i ri, në moshën 20-vjeçare, Guirassy pa dyshim ka shpresuar se nuk do të luante vetëm 79 minuta në sezonin e tij debutues në Gjermani. Por, lëndimet e shumta dhe problemet me adaptim bënë që ai të mos kishte ndonjë impakt.

Gjërat nuk u përmirësuan shumë as në sezonin e tij të dytë në Gjermani, me Kolnin që ra nga liga. Por, Guirassy dha shenjat e para të talentit të tij, duke shënuar katër gola në një ndeshje në ligë dhe gjithashtu një gol të paharrueshëm ndaj Arsenalit në Ligën e Evropës.

Ka qenë në Sttutgart dhe nën drejtimin e Sebastian Hoeness ku Guirassy ka përmbushur me të vërtetë potencialin e tij të plotë, madje duke përfaqësuar Francën në kategori të grupmoshave. Megjithatë, më vonë , Guirassy ka zgjedhur të përfaqësojë Guinean, vendin e prindërve të tij.

Ky vendim i Guirassy në vitin 2022 për të përfaqësuar shtetin e Guinesë u shpagua shpejt, pasi këta të fundit u kualifikuan në Kupën e Kombeve të Afrikës, duke u radhitur si e dyta në grupin D pas Egjiptit.

Tani, mbetet të shihet nëse Guirassy do vazhdojë edhe më tutje me këtë formë, por nëse e bën këtë, një gjë është e sigurt, shumë klube të mëdha evropiane do të ‘luftojnë’ me njëra-tjetrën për të siguruar shërbimet e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ligue 1
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

Premier League
Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Serie A
Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Premier League
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë,  tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë, tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Premier League
Kalo në kategori