LAJMI I FUNDIT:

Evropa digjet nga i nxehti, Australia me temperatura nën zero

Evropa digjet nga i nxehti, Australia me temperatura nën zero

Ndërsa Evropa është kapluar nga i nxehti afrikan, Australia Juglindore është goditur nga një valë e të ftohtit me temperaturat që shkojnë rreth minus 3 C në zonat malore, me një njeri të vdekur kur një degë peme ra mbi të.

Qysh ditën e shtunë, shërbimet meteorologjike lëshuan një paralajmërim kundër erërave të forta dhe të ftohta, borës dhe ngricave.


Sipas faqes së lajmeve australiane ABC, bora, temperaturat e ulëta dhe kushtet e vështira të drejtimit kanë çuar në mbylljen e rrugëve në të gjithë Victoria.

Disa qytete raportohet se ishin mbuluar në borë për herë të parë në dekada, transmeton KP.

Një i moshuar (68) vdiq dje ndërsa po skijonte në New South Wales, kur një degë e madhe pemësh ra mbi të.

Resori Bou Bou Mountain është plotësisht i ndërprerë nga bora dhe ekuipazhet e shpëtimit po përpiqen të pastrojnë rrugët.

Shërbimi i Urgjencës deklaroi se kishte marrë 145 thirrje për ndihmë në të gjithë shtetin, dhe më shumë se gjysma e atyre thirrjeve ishin nga pemë të rrëzuara.