LAJMI I FUNDIT:

Evil Geniuses është skuadra e vetme e pamposhtur pas ditës së parë në turneun e Dota 2 – The International

Evil Geniuses është skuadra e vetme e pamposhtur pas ditës së parë në turneun e Dota 2 – The International

Pas përfundimit të 50 ndeshjeve, dhe shumë barazimeve në ditën e parë të fazës së grupeve në The International 2022, Evil Geniuses është ekipi i vetëm që ka kaluar pa humbje.

Evil Geniuses arritën që të fitojnë tri ndeshjet e tyre pa humbur asnjë map të vetëm.


Në ndeshjen e tyre të parë ata u përballën me ekipin Soniqs ku fituan me rezultat 2-0 pa ndonjë vështirësi, në ndeshjen e dytë gjithashtu fituan me rezultat 2-0 ndaj ekipit PSG.LGD.

Ndërsa në ndeshjen e tretë ata u përballën me ekipin OG, ku edhe pse patën pak probleme përsëri arritën që të fitojnë me rezultat 2-0.

Tani në ditën e dytë ekipi Evil Geniuses do të përballet me ekipin Liquid në ndeshjen e tyre të parë, të cilët kanë një fitore dhe 2 barazime.

Faza e grupeve në turneun The International i cili po mbahet në Singapor, do të vazhdoj edhe për tri ditë të tjera, ku ekipet më të mira do të kalojnë në fazën e Play-Off.

Ndeshjet e turneut The International mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar të PGL në platformën Twitch. /Telegrafi/