LAJMI I FUNDIT:

Evernote falas për të gjithë konsumatorët e T-Mobile

Evernote falas për të gjithë konsumatorët e T-Mobile

Javën e kaluar, Google kishte prezantuar rivalin e ri të Evernote, shërbimin e saj Google Keep, ndërsa për ta goditur rivalin e saj të rëndësishëm, Evernote sot ka njoftuar se ka arritur marrëveshje strategjike me Deutsche Telekom – apo siç e njohim të gjithë operatorin e saj mobil T-Mobile.

Marrëveshja me telekomin gjerman do t’i sjell shërbimet e Evernote tek të gjithë përdoruesit aktiv të T-Mobile, dhe atë pa asnjë pagesë, dhe si pjesë e kësaj marrëveshje parashihet që shërbimi të jetë falas për një vit, për secilin konsumator të telefonisë mobile.

Evernote ka thënë se në muajt në vijim, shërbimi do të sjell edhe risi tjera për konsumatorët e T-Mobile, mirëpo nuk ka zbuluar se për çka saktësisht bëhet fjalë. / Telegrafi /