LAJMI I FUNDIT:

Eurozonë, suficiti tregtar rritet

Eurozonë, suficiti tregtar rritet

Suficiti tregtar i Eurozonës me pjesën tjetër të botës u rrit më shumë se sa pritej për muajin Qershor, pasi importet e bllokut të monedhës së përbashkët ranë më shpejtë se eksportet, tregon zyra e statistikave e Bashkimit Europian.

Ndërkohë që eksportet ranë me 2% dhe importet me 5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, suficit tregtar i Eurozonës u zgjerua në 29.2 miliardë euro (32.91 miliardë dollarë), sipër 25.8 miliardë që pritej nga analistët e anketuar nga Reuters.


Për të gjithë Bashkimin Europian, suficiti tregtar ra lehtë në 7.7 miliardë euro për muajin Qershor, krahasuar me një vit më parë. Në gjashtë muajt e parë të vitit, eksportet dhe importet e energjisë të Bashkimit Euriopian, ranë me ritmin më të shpejtë, ndjekur nga lëndët e para.

Eurostat tregoi se kishte një rritje të lehtë në importet e kimikateve, makinerive dhe automjeteve drejt Bashkimit Europian në gjashtë muajt e parë të 2016-ës. /Telegrafi/