LAJMI I FUNDIT:

Eurozonë, rritet inflacionin

Eurozonë, rritet inflacionin

Çmimet e konsumit në Eurozonë u rritën lehtë për tetorin ashtu si ç’pritej, si pasojë e shërbimeve më të shtrenjta dhe rënies më të vogël në çmimet e energjisë, tregojnë të dhënat e Eurostat.

Zyra e Statistikave e Bashkimit Europian komfirmoi vlerësimin e mëparshëm të inflacionit në 0.5 për qind për Tetorin, në rritje nga 0.4 për qind që ishte në Shtator dhe 0.2 për qind në Gusht. Trendi i rritjes në indeks erdhi nga rritja e çmimeve në restorante dhe kafe, që i shtuan 0.07 për qind shifrës finale dhe qerave më të larta, që shtuan 0.04 për qind.

Perimet më të lira dhe rënia e çmimeve të gazit i hoqën 0.06 dhe 0.12 pikë përqindjeje në mënyrë respective shifrës vjetore për tetorin. Në total, çmimet e shërbimeve në 19 vendet e Eurozonës u rritën me 1.1 për qind me bazë vjetore për tetorin.

Duke përjashtuar komponentët e luhatur si ushqimi i papërpunuar dhe energjia, inflacioni shënoi 0.1 për qind me bazë mujore dhe 0.7 për qind me bazë vjetore. Në Tetor 2016, norma negative vjetore u regjistruan në 6 vende anëtare.

Norma më e ulët vjetore u regjistrua në Bullgari dhe Qipro, të dy vendet në -1 për qind. Normat më të larta vjetore rezultuan në Belgjikë dhe Austri, respektivisht me 1.9 dhe 1.4 për qind.

Banka Qendrore Europiane synon ta mbajë inflacionin afër 2 për qind-ëshit në terma afat-mesëm dhe po blen tituj borxhi të qeverive të Eurozonës në tregun sekondar për të injektuar para në sistemin bankar, në mënyrë që bankat të japin më shumë hua drejt ekonomisë reale për të nxitur çmimet. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Fundjavë e paharrueshme treditore në Grand Blue Fafa

Fundjavë e paharrueshme treditore në Grand Blue Fafa

Fafa Resort
Një kërcë, një gol, një fitore: Merr pjesë në lojën e madhe të Patos për Kampionatin Evropian!

Një kërcë, një gol, një fitore: Merr pjesë në lojën e madhe të Patos për Kampionatin Evropian!

Patos Kosova
Nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas, pritet ulje e çmimeve

Nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas, pritet ulje e çmimeve

Ekonomi
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Për Festën e Kurban Bajramit, zbritje deri n'kupë t'qiellit!

Për Festën e Kurban Bajramit, zbritje deri n'kupë t'qiellit!

Viva Fresh Store
Kalo në kategori