Gjermania, Danimarka dhe Belgjika janë tri vendet e Bashkimit Evropian të cilat vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë për energji elektrike, bazuar në të dhënat e Zyrës së Statistikave të Komisionit Evropian (Eurostat) për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2017.
Çmimi për kilovat/orë (kwh) për familje (shpenzues privat) në këto shtete është disa fish më i lartë sesa në disa prej vendeve të Ballkanit, me Kosovën që bën pjesë në ato shtete të cilat paguajnë çmimin më të ulët të energjisë elektrike në Evropë.
Sipas Eurostat, në Gjermani, 1 kilovat/orë energji elektrike kushton mesatarisht 33.6 cent (ose, 33.6 euro për 100 kilovatë/orë), në Belgjikë 32.7 cent, kurse në Danimarkë çmimi arrin në 32.4 cent.
Në Kosovë, çmimi për kilovat/orë është 6.9 cent, që i bie se është gati dyfish më i ulët se në Mal të Zi, ku 1 kilovat/orë kushton 11.1 cent.
Në Maqedoni, çmimi është 8.2 cent për kilovat/orë, kurse në Serbi është 8 cent. Në Kroaci çmimi është edhe më i lartë, me 13.3 cent, kurse në Slloveni 19.8 cent.
Çmimi më i ulët sesa në Kosovë, sipas Eurostat, është vetëm në Ukrainë, me vetëm 3.8 cent për kilovat/orë energji elektrike.
Për më tepër, sa i përket energjisë elektrike për biznese (tarifa komerciale), Kosova paguan çmimin më të lirë në Evropë. Sipas këtij institucioni, bizneset për kilovat/orë, në Kosovë paguajnë 5.1 cent, në krahasim me Danimarkën ku paguhet 24 cent, që është tarifa më e shtrenjtë në Evropë. /RTKLive/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë