LAJMI I FUNDIT:

EUROPOL: Kosova dhe vendet e Ballkanit, nën kërcënimin e sulmeve terroriste

EUROPOL: Kosova dhe vendet e Ballkanit, nën kërcënimin e sulmeve terroriste

Ditë më parë i ashtuquajturi Shteti Islamik ka dërguar një kërcënim për Ballkanin, duke thënë, se do të kthehen për të sulmuar.

Në lidhje me kërcënimin të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimor thanë se do të jenë më të përgatitur që një gjë e tillë të mos ndodh, shkruan lajmi.net.


Ekspertët e sigurisë në vend, thanë se në Kosovë ekziston rrezik i nivelit të njëjtë, por jo më shumë nga ky  kërcënim, shkruan lajmi.net.

Sipas Sputnik, shanset më të mëdha për sulm terroristë këto ditë i ka Kroacia.

Mirëpo, në një raport të rregullt vjetor të EUROPOL-it,  ndër të tjera, paralajmërohet se xhihadistët kanë kampet e trajnimit në Ballkan, si dhe në vendet islamike ka luftëtarët më të larta nga Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Pra sipas raportit në fjalë, vendet e lartë përmendura kanë gjasë të përfshihen shumë më shpejt nga sulmet terroriste, që mund të jenë të papritura siç edhe ndodhin