LAJMI I FUNDIT:

Euro dhe dollari amerikan po tregtohen qëndrueshëm

Euro dhe dollari amerikan po tregtohen qëndrueshëm

Shkëmbimi valutor ndërmjet euros dhe dollarit amerikan po tregtohen qëndrueshëm pas rënies që e pësoi të premten e kaluar. Aktualisht çift monedha po tregtohet në nivelin 1.1810.

Monedha euro mbeti e mbështetur nga spekulimet se Banka Qendrore Evropiane do t’i japë fund nxitjes së tyre të ultë deri në fund të vitit duke e bërë të gjallë takimin e ardhshëm të Bankës Qendrore Evropiane që pritet të mbahet me 14 qershor, përcjell Telegrafi.


Dollari ka qëndruar nën presion këtë javë ku rendimenti i Rezervës Federale ra ndjeshëm dhe ndikoni në uljen e oreksit të rrezikut në tregun më të gjerë. Javën e ardhshme, Rezerva Federale mban një takim dy-ditor, nga data 12-13 qershor, në të cilin pritet të rrisë normat e interesit për herë të dytë këtë vit. Fokusi është nëse banka qendrore do të bëjë rritjen e normave katër herë në vitin 2018. /Telegrafi/